Hiqen portat te rezidenca e Ibrahim Rugovës, lëshohet rruga për komunikacion

0
1850

Velania e rugoves

Pas më shumë se një dekade banorët e Lagjes Velania, por edhe të tjerët në kryeqytet, më në fund kanë edhe një arterie rrugore për qarkullim, e cila ishte mbyllur nga Ibrahim Rugova deri sa ai ishte zgjedhur president pas luftës se Kosovës.

Rruga “Hamdi Gashi” ishte mbyllur derisa Ibrahim Rugova ishte president, në vitet pas luftës, pasi njerëz të shërbimit sekret të partisë së tij, LDK-së, kishin shfaqur dyshimet se po përgatitej atentat ndaj tij. Një atentat edhe ndodhi, por jo te shtëpia, dhe më vonë u tha se atë e kishin improvizuar vetë njerëzit e shërbimit të tij, por kjo asnjëherë nuk u ndriçua nga organet e drejtësisë.

Pas kësaj rruga u mbyll, si mas parandaluese, kurse banorët e Lagjes Velania, pavarësisht se kishin vështirësi për të mbërri në shtëpitë e tyre, e duruan këtë kufizim derisa ai ishte gjallë.

Mirëpo rruga vazhdoi të mbahej e mbyllur për komunikacion edhe pas vdekjes së Rugovës, pavarësisht nga kërkesat e banorëve që ajo të hapej. Tash, pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, s’kishte arsye që ajo të mbahej e mbyllur, thoshin banorët. LDK e partitë e tjera në pushtet në Komunë e keqpërdornin shpërfilljen e kërkesave të banorëve, madje edhe me peticione për hapjen e rrugës, për të përfituar votuesit ithtarë të Rugovës.

Ndonëse ish-kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, disa herë kishte premtuar zgjidhje, ai këtë asnjëherë nuk e bëri. Këtë premtim e kishte dhënë edhe kryetari aktual nga Vetëvendosja, Shpend Ahmeti, dhe ja lajmi i mirë jo vetëm për banorët e Velanisë – nga sot janë hequr portat që e bllokonin këtë rrugë, e cila e kishte kthyer atë në oborr për të gjithë banorët e saj, dhe ajo tash është në shërbim të të gjithë qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu