Hiqet sheshi ‘UÇK’ në veri

0
686

Sheshi UCK

Banorët shqiptarë të  fshatit Suhodoll në veri të Mitrovicës me kërkesë të  kryetarit të komunës, Agim Bahtiri e kanë  larguar nga rruga sheshin ‘UÇK’ në hyrje të këtij fshati, me qëllim të relaksimit të raporteve ndëretnike dhe të krijimit të kushteve normale për qarkullim të automjeteve.

Largimi i këtij sheshi ishte vendosur nga shqiptarët e kësaj pjese  si kundërpërgjigje ndaj barrikadës mbi urën kryesore të Ibrit nga ana e serbëve,.

Kreu  i Mitrovicës Agim Bahtiri me këtë rast tha  se duke falënderuar banorët e Suhadollit dhe udhëheqësinë e tyre, me në krye Gëzim Tamin, është marrë vendim për ta larguar këtë pengesë, me qëllim që siç tha ai “të dërgojmë mesazh tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, ” se nuk na duhen pengesa dhe barrikada, por zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët, pra si për shqiptarët, ashtu edhe për serbët dhe të tjerët që jetojnë në qytetin e Mitrovicës”.

“Ne nga ky vend i ftojmë edhe qytetarët serbë dhe udhëheqësit e tyre që të kenë kurajo dhe të marrin vendim për largimin e barrikadave dhe pengesave, kudo që janë ato, sepse barrikadat nuk e kanë vendin në mes të qytetit  dhe mbi ura, por na duhet mirëkuptim, bashkëpunim dhe mirëqenie për të gjithë”, tha kryetari Bahtiri.

Bahtiri poashtu theksoi se  pasi të kthehet nga një udhëtim zyrtarë jashtë vendit, bashkë me qytetarët e Lagjes së Boshnjakëve, do ta largojnë edhe sheshin tjetër, që është vendosur në qendër të lagjes së Boshnjakëve, transmeton Klan Kosova.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu