Historia e Koalicioneve nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës

0
296
Historia e Koalicioneve nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës

Ligjvënësit dhe kabineti qeveritar i vitit 2008 hyri në histori me shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Ishte vendimi më i madh që u mor atë kohë dhe në gjithë historinë e Kuvendit të Kosovës, por ajo legjislaturë nuk ia doli të përfundojë mandatin. Për 12 vjet shtet, Kosovës nuk iu dha një ekzekutiv i qëndrueshëm sa t’i përballojë katër vjet jetesë. Për të gjithë këto vite në vend u mbajtën edhe katër palë zgjedhje.

Në zgjedhjet e vitit 2007, tre muaj para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, PDK kishte dalë e para duke marrë numrin më të madh të deputetëve. Me 34 ulëset që siguroi në Kuvendin e Kosovës, kjo ishte edhe fitorja parë e PDK-së në zgjedhje dhe humbja e parë e LDK-së. Mirëpo, kjo e fundit vazhdoi të qëndronte në pushtet. PDK kishte lidhur koalicion me LDK-në që kishte 28 deputetë. Hashim Thaçi ishte zgjedhur kryeministër i Kosovës. Opozita e asaj kohe ishte formuar nga AAK me 13 deputetë, AKR me 9 dhe LDD me 9. Ky koalicion mbijetoi deri në vitin 2010.

Per gjithe keto Vite, Kosova ishte bere Shoqeri Akcionare dhe te gjithe Lideret e Partive Politike në Kosovë, merrnin hisen e tyre ne % , pavarsisht sa Vota kishte fituar partia e tyre.

Keta Lider Politike, silleshin me Shtetin e Kosovës, sikur te ishte pron e tyre e lene nga Baballaret e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu