Hoti, flete prap per listat e Veteranëve

0
766

UCK

Ministri i Financave, Avdullah Hoti vazhdon te njollos vlerat e Luftes dhe te merre rolin e shefit te keti vendi duke i dhen te drejte vetes te cakton sa veteran duhet te kete Kosova.

Hoti sot ka folur për Ligjin dhe për Veteranët duke thënë se numri i veteranëve ka tejkaluar planifikimet.

“Kjo punë ka nisur para dy viteve kur janë ndarë 25 milionë euro për vetereanët, dhe kanë qenë të parapara deri në 12-13 mijë veteranë, por që shifrat janë ndryshe sepse ata janë tash 30 mijë. Numri i tyre është dukshëm më i madh se planifikimet”.

“Nga 25 milionë e kemi dyfishuar buxhetin e kemi bërë 50 milionë. Tash po diskutojmë me shoqatat e dala nga lufta për modalitetet. Këto janë që të vihet te shifra reale e veteranëve”, ka thënë Hoti.

Ministri Hoti që ishte i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se ka probleme financiare por që sipas tij, do të gjendet forma e tillë që të dallohen ata që janë vërtetë veteranë.

“Veteranë janë personat që e kanë kapur pushkën, kanë dalë në vijën e frontit. Besoj që secili e ndjen veten mirë nëse i jepet një certifikatë për kontribut në luftë”.

“Kemi folur me FMN-në dhe kemi arritur të marrim dakordimin e tyre për dyfishim të buxhetit. Po punojmë intensivisht dhe kemi mbështetjen edhe të shoqatave pasi nuk duam të marrim vendim të njëanshëm”, ka bërë me dije ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu