Hoxhaj nuk pranoi ministri tjera, pret si deputet kthimin në MPJ në vitin 2016

0
619

Enver Hoxhaj

Njeriu i tretë me i votuar në PDK në zgjedhjet e fundit, Enver Hoxhaj nuk do të ketë rol ekzekutiv në qeverinë e re. Megjithëse u përfol për udhëheqjen e një ministrie pa portofol, Hoxhaj ka ndërruar mendje duke mbetur vetëm deputet.

Gazeta Zëri mëson nga burime brenda PDK-së se Hoxhaj nuk ka dashur të marrë kurrfarë ministrie tjetër dhe se është i gatshëm të presë për ta udhëhequr sërish politikën e jashtme në fillim të 2016-ës kur të zbatohet në tërësi marrëveshja PDK+LDK që Thaci të kaloj në pozitën e Presidentit.

“Hoxhaj ka treguar një shembull të mirë në partinë tonë duke mos synuar me të gjitha mundësitë të mbetet ministër në një dikaster tjetër që nuk i përshtatet edhe shumë profilit të tij. AI ka konsideruar se Edita Tahiri është më mirë të vazhdoj me udhëheqjen e dialogut teknik dhe se do të presë të kthehet në pozitën e ministrit të Jashtëm. Ka pasur një pajtueshmëri të plot në PDK” ka thënë një burim i Zërit në këtë parti.

Ai në zgjedhjet e fundit ishte edhe ministri më i votuar i kabinetit qeveritar “Thaçi 2”.

Në përbërjen e qeverisë së “Mustafa I” ka mjaft emra të rinj dhe befasues ndërsa kanë mbetur shumë të tjerë që janë përfolur javën e fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu