Hoxhallarë Kontraversë dhe të dëbuar nga Kosova thirren t’u ligjërojnë Shqiptarëve në Diasporë

0
741

Hoxhallarë Kontraversë dhe të dëbuar nga Kosova thirren t’u ligjërojnë Shqiptarëve në Diasporë

Në një “tribunë islame” të organizuar në Munchen të Gjermanisë, do të marrin pjesë edhe disa imamë kontravers shqiptarë si Kastriot Duka, i dëbuar nga Kosova si dhe Muharrem Ismaili, imam nga Shkupi. Pjesë e kësaj ngjarje do të jenë edhe humoristët Sevdai Radogoshi, i njohur si Qumili dhe ‘Zemernija’, shkruan.

Imami i vetëshpallur nga Elbasani i Shqipërisë, Kastriot Duka, në mars të 2010-ës ishte arrestuar nga Policia e Kosovës e më pas ishte deportuar për në Shqipëri. Një ditë para arrestimit të tij, autoritetet komunale të Skenderajt kishin mbyllur xhaminë në fshatin Marinë – ku Duka ushtronte detyrën e papërcaktuar të imamit – për shkak të dyshimeve për keqpërdorime të xhamisë për aktivitete jofetare, mosfutjen e saj nën juridiksionin e Bashkësisë Islame dhe manipulime të tjera, siç thuhej, me femra dhe fëmijë.

Në një komunikatë për media, të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, thuhej se Dukës i ishte ndërprerë qëndrimi i përkohshëm në territorin e Kosovës, pasi që ai kishte shkelur legjislacionin në fuqi, si dhe në disa raste kishte cenuar rendin publik dhe kushtetues të Kosovës.Hoxhallarë Kontraversë dhe të dëbuar nga Kosova thirren t’u ligjërojnë Shqiptarëve në Diasporë

Dukës gjithashtu i ishte ndaluar hyrja në territorin e Republikës së Kosovës, bazuar në dispozitat ligjore në fuqi (Ligji për të huaj).

Kjo, pasi që një javë më herët, Kuvendi i atëhershëm Komunal i Skenderajt, kishte nisur një peticion të nënshkruar nga 6 mijë qytetarë për mbylljen e përkohshme të xhamisë dhe largimin e Kastriot Dukës.

Hoxhallarë Kontraversë dhe të dëbuar nga Kosova thirren t’u ligjërojnë Shqiptarëve në Diasporë
Sevdai Radogoshi, “Çumili” tregon ftyren e tij prei Islamisti

Me të hyrë në Shqipëri, tre agjentë të Shërbimit Informativ Shtetëror e kishin marrë në pyetje menjëherë pas deportimit nga Kosova, imamin e xhamisë së Marinës, Kastriot Duka, i cili është shpallur non grata nga autoritetet komunale në Skenderaj dhe nga Ministria e Brendshme në Prishtinë.

Përveç Kastriot Dukës, pjesë e tribunës së organizuar është paralajmëruar të jetë edhe Muarrem Ismaili, imam në xhaminë Isa Beu të Shkupit, i cili njihet për deklaratat e tij kontraverse.

Në një nga ligjëratat e tij, Ismaili mallkon internetin, duke kritikuar ashpër përdorimin e tij nga gratë.Hoxhallarë Kontraversë dhe të dëbuar nga Kosova thirren t’u ligjërojnë Shqiptarëve në Diasporë

Sipas këtij imami, përmes internetit “motrat myslimane” mashtrohen duke biseduar më shumë me ‘friendsa’ që nuk dihe  kush munden me qenë.

Megjithatë, vetë Imsaili e kishte përdorur internetin për ta publikuar këtë ligjëratë:

Ndërkaq kjo “tribunë islame” është organizuar të mbahet Eventhalle Berisha. E njoftimin për këtë ngjarje e ka bërë publik në instagram edhe humoristi Sevdai Radogoshi – Qumili.

Hoxhallarë Kontraversë dhe të dëbuar nga Kosova thirren t’u ligjërojnë Shqiptarëve në Diasporë
Sevdai Radogoshi, “Çumili” tregon ftyren e tij te vertet, prei islamisti

Gazeta ka provuar të kontaktojë me organizatorët e kësaj ngjarje, por të njëjtit nuk kanë pasur qasje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu