Huliganët e protestës në paraburgim, deklarohen se nuk janë aktivist të VV

0
722

Xhamat e Qeverris

Të gjithë të arrestuarit në protestën e së shtunës janë deklaruar se nuk janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje. të arrestuar gjatë protestës ishin gjithsej 29 persona.

Burime të Infokusit brenda policisë thonë se nga të arrestuarit mbrëmë janë marrë në pyetje 7 persona L.Q, F.F, G.H, A.V, K.R , A.SH dhe E.D të cilët gjithashtu kanë mohuar të kenë ndonjë lidhje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në protestën e së shtnës janë lënduar gjithsejtë 8 policë, nga veprimet e dhunëshme të huliganëve.

Ndaj tyre është kërkuar të shqiptohet masa e paraburgimit. Sot është vendosur që të vazhdojë paraburgimi i tyre edhe 30 ditë.

Përndryshe aktivistë të Vetëvendosjes kanë deklaruar se ata që thyen xhamat e qeverisë dhe sulmuan lokalet në sheshin e qytetit nuk kanë qenë aktivistë të Vetëvendosjes. Deputeti Fisnik Ismaili ka thënë se organizatorët e protestës janë munduar ta ndalin vandalizmin e një grupi personash që u munduan ta zbehin imazhin e protesteës, ai madje ka lidhur edhe një video gjirim si dëshmi ku shihet ai dhe organizatorët e tjerë derisa mundohen që t’ ndalin hulinganët

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu