Hulumtimi i ‘Zërit’ për KEDS në medie ndërkombëtare

0
658

Hulumtimi i 'Zërit' për KEDS në medie ndërkombëtare

Investitori turk që mori pjesën më të madhe të aksioneve në rrjetin kosovar të shpërndarjes së energjisë elektrike KEDS në vitin 2013, Calik-Limak, rimori paratë e veta në vitin e parë të operacioneve nga fitimi neto i gjeneruar nga kompania, njoftoi gazeta “Zeri”.

LEXO: KEDS-i për tre vjet 87 milionë euro fitim , duke cituar pasqyrat financiare të zbuluara nga KEDS, shkruan bne IntelliNews e cila publikon  lajme ekonomike për tregjet në zhvillim dhe ka selinë në Londër dhe Boston të SHBA-ve.

Sipas, këtij mediumi, kjo mbështet pretendimet lidhur me çmimin e ulët të privatizimit dhe ka ndikim të rëndësishëm politik. Në kohën e privatizimit, mediat lokale dhe partia opozitare Vetëvendosje (ende në opozitë pas zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit, por që fitoi vrull të konsiderueshëm) kanë kundërshtuar çmimin e ulët të paguar nga investitori turk. Marrëveshja nxiti protesta në rrugë kundër qeverisë së atëhershme të udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila aktualisht po përpiqet të formojë një shumicë parlamentare edhe pse koalicioni i saj fitoi në zgjedhje vetëm 39 nga 120 vendet e parlamentit.

Shifrat e zbuluara nga e përditshmja (Zeri) mbështesin akuzat për korrupsion në një moment kritik: privatizimi është kryer nën mandatin e ministrit të ekonomisë të PDK-së Besim Beqaj. Kredibiliteti i partisë është vënë nën presion pasi shumë liderë të saj përfshirë Beqajn u vunë nën hetim vjeshtën e kaluar. PDK, e cila ka dominuar skenën politike të vendit për dekadën e fundit, mund të mos gëzojë më mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, thanë analistët në atë kohë.

Konsorciumi turk Calik-Limak ka blerë KEDS-in për 26.3 milionë euro në vitin 2013. Në atë kohë, konsorciumi premtoi të investonte 300 milion euro për 15 vjet. Para privatizimit, KEDS kishte qenë pjesë e kompanisë shtetërore të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë KEK, e cila tani është vetëm një prodhues energjie.

Deri më tani investitorët në KEDS kanë nxjerrë fitime neto tre herë më të larta se çmimi që ata kanë paguar për kompaninë, pretendon e përditshmja “Zeri”.

Kështu, KEDS ka realizuar fitime neto prej 30 milion euro vetëm në 2014, sipas të përditshmes në fjalë, duke cituar pasqyrat financiare të kompanisë. Më pas, KEDS dhe KESCO (krahu i ndarë i furnizimit nga KEDS në vitin 2015 në procesin e shpërndarjes së furnizimit) kanë raportuar fitime neto prej  31 milion € në vitin 2015 dhe  25 milion € në 2016 – një total prej  86 milion € në tre vite.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik i Kosovës Blerand Stavileci komentoi në vitin 2016 se grumbullimi i parave të gatshme nga KEDS-i ka shënuar rritje dhe humbjet kanë rënë që nga privatizimi. “Ky është objektivi ynë i përbashkët dhe një hap i mirë përpara,” shtoi ministri në atë kohë. (bne IntelliNews)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu