Humb jetën në aksident deputeti Sokol Olldashi, u aksidentua me makinë në Krrabë

0
646

TIRANE-Deputeti i Partisë Demokratike Sokol Olldashi ka humbur jetën sot në mbrëmje në një aksident të ndodhur në aksin Tirane-Elbasan, pasi automjeti me të cilin udhëtonte ka rënë në greminë.

News24 mori informacion se rreth orës 21:18 minuta, një aksident automobilistik u shënua në zonën e njohur si Lapidari i Krrabës. Në momentin e aksidentit, deputeti Olldashi së bashku me një person tjetër ende i paidentifikuar po udhëtonin me automjetin tip ‘‘Audi Q7’ i zi AA003NH’. Makina ka rënë nga një lartësi e madhe, ndërsa vështirësi është paraqitur në nxjerrjen e trupave.

Policia, dy ambulanca dhe një makinë zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje. Pas kësaj në vendin e ngjarjes mbërriti dhe Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri dhe deputeti Flamur Noka, deputeti Taulant Balla, Astriit Patozi, Sali Berisha, prefekti i Tiranes. Deputeti Flamur Noka ndodhet në vendngjarje, por nuk ka pranuar të flasë. “Nuk mund të flas dot”, tha ai për gazetarin Spartak Koka që ndodhet në vendgjarje.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit për shkak të shiut të dendur. Policia sqaron se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin pasi rreshjet e dendura të shiut e kanë penguar të shohë rrugën dhe si pasoje ka përfunduar në greminë. Mësohet se automjeti ka pësuar disa rrotullime të njëpasnjëshme në greminë duke u shkatërruar tërësisht. Terreni ku eshte rrezuar automjeti eshte teper i veshtire.

Ora 23:33-Konfirmohet se deputeti Sokoll Olldashi ka humbur jetën nga një aksident automobilistik teksa automjeti Audi me të cilin udhëtonte ka rënë nga një greminë me lartësi rreth 15 metra.

Ora 23: 32- Kreu i PD, Lulzim Basha dhe deputeti Sali Berisha në vendngjarje.

Ora 23:30-Aksidenti shumë pranë varrezave të Krrabës ku poshtë në greminë ndodhet makina e përmbysur e deputetit të Olldashit, në një terren të thyer malor. Mësohet se automjeti ka pësuar disa rrotullime të njëpasnjëshme në greminë duke u shkatërruar tërësisht. Terreni ku eshte rrezuar automjeti eshte teper i veshtire.

Ora 23:22-Deputeti i PD, Igli Cara konfirmon për News24 se: Po bëhet nxjerrja e trupave. Ka dalë trupi i parë, po nxirret trupi i Olldashit.

Ora 23:20-Bllokohet qarkullimi në Krrabë. Një rradhë e gjatë me makina prej 1 km ka arritur zgjatimi në këtë aks, ndërkohë që vijon dhe moti i keq.

Ora 23:16-Ne Spitalin Ushtarak nuk ka mberritur ende ambulanca me personat e aksidentuar sot ne greminen e Krrabes.

Ora 22: 50-Igli Cara ka njoftuar i pari sallën operative në orën 21:18 se një aksident është shënuar në Krrabë. Më pas u konfirmua se një ndër personat e aksidentuar ka qenë deputeti Sokol Olldashi.

Kush ishte Sokol Olldashi

Sokol Olldashi ka lindur më 17 dhjetor 1972 në Durrës. Është deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë dhe ish Ministër i Punëve Publike dhe Transportit në qeverinë shqiptare. Shkollimin e mesëm e ka kryer në vendlindje ndërsa studimet e larta për drejtësi i kreu më 1995 dhe në vitin 2004 në Kolegjin e Mbrojtjes, pranë Komandës së Doktrinave. 

Që nga koha e studimeve fillon të punojë si gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe bëhet kryeredaktor i televizionit ATN pastaj zgjidhet në krye të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, dhe në vitin 2001, zgjidhet deputet në Parlament.[1]Në vitin 2007, mer postin e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit në qeverinë e Shqipërisë.  I martuar dhe ka dy fëmijë. 

Veprimtaria profesionale

Nëntor 1999 – Qershor 2001 Kryeredaktor në televizionin ATN1

Tetor 1995 – Nëntor 1999 Zëvendëskryeredaktor për politikën në gazetën “Albania”

Tetor 1994 – Janar 1996 Reporter pranë Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH)

Veprimtaria politike

Anëtar i Partisë Demokratike, dega Durrës, që në dhjetor 1990

Anëtar i mbledhjes themeluese të FRPD-së

Maj 2002 – Shtator 2007, Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD)

Maj 2005 – Maj 2009 Kryetar i Partisë Demokratike të Tiranës

Anëtar i Kryesisë së PD-së që nga viti 2002

Qershor 2001 – Maj 2005, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, (lista shumëemërore)

2005 – 2007 Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, zgjedhur në zonën elektorale 26, Durrës

2009 – 2013 Deputet i Qarkut Fier

2013 e në vazhdim Deputet i Qarkut Fier

(a.n/d.b/BalkanWeb)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu