Humbja e betejës diplomatike

0
729

Janë tri shkallë të nervozes dhe ato manifestohen: a. E ngrit zërin; b. Të shanë; apo c. Të vret. Këto veprime vijnë kur fillon të humbët arsyeja, kur fillon të humbët gjykimi dhe kur humbin që të dyja. Kjo ndodhi edhe me diplomacinë Ruse.

Në Beograd ambasadori Rus u ngit me një arrogancë jo profesionale,  skajshmërisht jo diplomatike, duke menduar se po bënë veprime të duhura në të mirë të vëllait të vogël, Serbisë, por nuk gjeti mbështetje, madje, edhe nga vet serbët prezent dhe po të kishte mundësi do të shpallte Luftën e Tretë Botërore për të mbrojtur politikën Ruse, që ka humbur terrenin e veprimit në këtë pjesë të Evropës.

Në Bruksel, Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, u mundua t’ia marri fjalën Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, në konferencë me gazetarë, që një personaliteti çfarë është Qurkin, nuk i lejohet kjo arrogancë, që edhe ky, po të kishte mundësi do ta arrestonte Hoxhajnë dhe kjo do të nënkuptonte fillimin e po asaj lufte, sepse veprimet e tilla nuk lejohen në një qendër diplomatike botërore, edhe pse e ka veton.

Këto dy raste na japin për të kuptuar se gjithë investimin: diplomatik, shkencor e luftarak dhe investimi në shkuarjes së historisë karpatiane në këtë pjesë të Evropës, që kishte bërë Rusia që nga Kongresi i Berlinit e këtej, po i dështonte dhe ky dështim është më tepër se një shuplakë diplomatike vet Putinit, i cili në botën sllave njihet edhe si Cari i moderuar, në një Rusi të moderuar për të mbrojtur pushtetin dhe sorollopin aty ku i puqen interesat politike. Ky përshkallëzim i mentalitetit të diplomacisë Ruse vjen edhe nga humbja e ndikimit politik në terrenin e botës arabe

Kjo është njëra faqe e medaljonit, që shihet çartë se Rusia ka humbur luftën diplomatike ndërkombëtare në mbështetje të politikave kriminale, gënjeshtare serbe dhe të tjerëve kudo në botë.

Çdo medaljon i ka dy faqe. Sipas analizave që i kam bërë, kam ardhur në përfundim, se janë shter të gjitha mjetet për të mbrojtur këtë politik, të mentalitetit të krijuar përmes gënjeshtrave, sidomos pas dhënies së mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, prandaj mbrojtja e mëtejme e asaj politike serbe po i ngushton rrethin e ndikimeve në sfera tjera të botës, të interesit politik e ekonomik Rus.

Nisur nga ky mendim, Rusia ngadalë do të tërhiqet dhe do të flasë e veprojë për aq sa ka nevojë për të marrë mbështetje, që për vitin e ardhshëm të fitojnë zgjedhjet dhe të fillojnë spastrimet në gjithë rrafshin e politikës sallave dhe të vendet, si Serbia, të vinë më të moderuarit që do t’i bëjnë iso politikës së saj, e jo të tjerët të imponojnë veprimin politik të Rusisë, që nuk kanë fare të bëjnë me logjikën e kohës moderne, ku edhe për ditën e sotme dalin publikimet sekrete në shesh, e mos të flasim për historinë. Disa figura politike serbe të shkojnë nga politike, në emër të tejkalimit të parametrave për një politik afatgjate. Besojë se në këtë kontest do të linçohen Jeremiqi, Ministri i Punëve të Jashtme, Daqiq,  Ministri i Punëve të Brendshme dhe mëkëmbësit e Tij në Kosovë, Bogdanoviq e Ivanoviq, për papjekuri politike dhe krijimin e hapësirës për të dhënë mendim ndryshe nga ajo që kanë artikuluar këta, nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Përmes kësaj politike Rusia do të mundohet të zbus ndasitë e krijuara me botën tjetër demokratike, sepse edhe në Francë, që dikur mund ta llogariste si aleate, ka humbur mbështetjen legale.

Thirrjet e Serbisë për të ndryshuar hartën gjeografike të Kosovës, vështirë e kanë ta pranojnë Rusia, Greqia, Spanja, Qiproja, por çuditërish si po pranon të jetë në një valle me ta edhe Sllovakia?! Këto vende, qoftë në kërkesën e shqiptarëve për bashkim kombëtar, qoftë në ndarje të Kosovës përmes mjeteve të dhunës, i frikohen, sepse kanë problemet e tyre të brendshme, që modeli shqiptar do të reflektohet edhe te ata, prandaj kërkojnë që të bisedohet për këtë problem në mes shqiptarëve të Kosovës dhe pushtetit Serb në Beograd, duke bërë presion të nduarndurt kundër shqiptarëve dhe më në fund të nxjerrin përfundimin se gjoja se kanë hasur në mirëkuptim, për t’i ikur problemeve të brendshme të tyre.

Rusia e ka parë se kjo politik nuk shkon më dhe mu për këtë kanë qenë këto dy veprime qesharake në dy vende ku artikulohej sigurimi ndërkombëtar e Evropian dhe besojë se këto kanë qenë të koordinuara nga Moska, për t’i dhënë Serbisë të kuptojnë se me këtë politik nuk mund të ecin më tej, prandaj edhe duhet ndërruar mënyrën e qasjes së artikulimit të problemit shqiptaro – serb. Në fund Rusia do të tërhiqet dhe përkundër përgjërimeve të Serbisë për të përdor veton, ajo do të përmbahet siç është përmbajt për shumë probleme në botë, por edhe për Kosovën.

 

Prishtinë, 19.09.2011

 

Shkruan: Afrim Morina

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu