Hysa pas vizitës së të arrestuarve të rastit të Kumanovës: Thot se te burgosurit janë përmirësuar dukshëm

0
800

Hysa

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, kanë vizituar të burgosurit e rastit të Kumanovës në tri burgjet, “Shutkë” të Shkupit, në Prilep dhe në Manastir.
Ambasadori ka biseduar gjatë me të gjithë burgosurit duke u interesuar mbi gjendjen e tyre shëndetësore, kushtet e burgut, vizitat, komunikimin e tyre me avokatë, mundësitë e informimit dhe të gjitha aspektet tjera të të drejtave që ata i kanë në paraburgim.
“Të arrestuarit tashmë dukshëm janë përmirësuar krahasuar me kohën e arrestimit dhe nuk kanë shenja të dukshme në fytyrat e tyre, si më parë. Ata kanë pohuar se nuk kanë pasur asnjë lloj maltertimi fizik apo tjetër që nga koha e ardhjes së tyre në paraburgim”, thuhet në njoftimin për media të Ambasadës së Kosovës në Maqedoni.
Që të gjithë kanë pohuar se keqtrajtimet fizike i kanë pasur gjatë dorëzimit, arrestimit dhe marrjes në pyetje dhe assesi nëpër burgjet ku janë tani.
Ambasada njofton se të arrestuarit vizitohen rregullisht nga familjarët të cilët kanë të drejtë të ju sjellin ushqime e barna. Ata po ashtu, sipas Ambasadës, janë në kontakte me avokatët e tyre me të cilët përgatiten se si t’i qasen mbrojtjes.
“Sipas ligjeve në Maqedoni, prokuroria e ngarkuar me lëndën përkatëse është e obliguar që të ngrit aktakuzën në një kufi kohor prej 180 ditësh, që i bie në këtë rast diku në muajin shtator”, ka theksuar njoftimi i Ambasadës.
Ambasadori Hysa ka theksuar gjithashtu se të arrestuarit në “Shutkë” informohen edhe në gjuhën shqipe përmes gazetës ditore “Koha” si dhe radiove lokale ndërsa atyre në Prilep dhe Manstir pritet t’u dërgohen gazetat në shqip, pas intervenimit të ambasadës.
Ata po ashtu kanë të drejtë qasjeje në bibliotekën e burgut.
“Të transferuarit në burgjet e Manastirit e Prilepit nuk kanë pasur asnjë lloj maltertimi fizik. Ata ankohen që tash janë më larg për vizita të familjarëve”, thuhet më tej në këtë njoftim.
Ambasada e Kosovës në Shkup thotë të ketë qenë tërë kohën në kontakt me familjarët e të arrestuarve dhe i ka asistuar e ndihmuar ata në shumë mënyra. Ambasada thekson gjithashtu se është në kontakt të përhershëm edhe me Ministrinë e Drejtësisë në Maqedoni, drejtorinë e burgjeve dhe institucionet tjera përkatëse që kanë të bëjnë me rastin.
Ambasada ka asistuar dhe kontaktuar “Human Rights Ëatch” e cila është marrë me këtë rast menjëherë pas ndodhive në Kumanovë, si dhe Kryqin e Kuq Ndërkombëtar me seli në Gjenevë që i ka vizituar të arrestuarit në burg dhe po ashtu ka qenë në kontakt me Ombduspersonin e Maqedonisë, Ixhet Mehmeti.
Të arrestuarit që janë vizituar nga ambasadori Hysa, janë:
Fadil Elshani, Hajrush Avdija, Genci Sefa, Lendrid Rustemi, Rufki Dogani, Mirsad Qerimi, Lirim Krasniqi, Fatmir Reqica, Esat Kafexholli, Bajram Elshani, Bekë (Naser) Bajra dhe Betim Kabashi, të paraburgosur në burgun e “Shutkës” në Shkup.
Delegacioni i ambasadës së Kosovës në Maqedoni kanë vizituar edhe të arrestuarit tjerë në burgun e Prilepit: Andi (Muhamet) Krasniqi, Demë Shehu dhe Valdet Zekaj.
Ndërkaq, vizitë u kanë bërë edhe të paraburgosurve në Manastir: Sami Ukshini, Ardijan Bujari dhe Shevqet Hallaqi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu