I arrestuari i PTK-së, ish truproja e Ibrahim Rugovës

0
1601

Agim Zeqiraj

Ish truproja e Ibrahim Rugovës, Agim Zeqiri, tani punonjës në PTK, është i arrestuari tjetër nga Policia e Kosovës.

Ai është punëtor në Sportelin e këtij institucioni. Ndërkohë që më herët ai ka qenë truprojë e ish Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

I apostrofuari dyshohet se ka kryer veprën penale ‘shkelje e fshehtësisë së procedurës’ sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për shkak se pa autorizimin e organit kompetent ka zbuluar informata për të cilat është njoftuar në procedurën zyrtare që sipas ligjit nuk mund të zbulohen apo ato informata janë shpallur si fshehtësi me vendim të gjykatës apo të organit kompetent.

Por PTK ende nuk ka njoftuar nëse ai është suspenduar nga pozita e tij.

Express ka raportuar se bashkë me të është arrestuar edhe Gazmend Isufi, i dyshuar për marrje ryshfeti dhe i njëjti është larguar nga posti i tij.

Zeqiri njihet dhe si Militant i ashper i LDK-se dhe ne mardhanje te mire me Krytarin e Istogut, Haki Rugova.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu