I duhet përkrahja e shqiptarëve në Zvicër

0
844
Bullakaj
Edhe pse i ri në moshë, Arbër Bullakaj, ia ka mësyrë Parlamentit të Zvicrës.
Bullakaj me prejardhje nga Theranda ka shprehur optimizëm se më 18 tetor si kandidat i Partisë Socialdemokrate (PS) do të zgjedhet deputet në këtë parlament. Që të dalë fitues në këto zgjedhje, ai ka deklaruar së i duhet përkrahja e shqiptarëve në Zvicër.
Ai në këtë bisedë për “Epokën e re”, ka thënë se synon që të jetë zëri i emigrantëve në Parlamentin e Zvicrës. “Ankesat e emigrantëve dhe padrejtësitë ndaj tyre janë faktorët që ma kanë tërheq vëmendjen dhe më ka shtyrë të jem aktiv, si dhe dëshira e madhe për t’i luftuar këto dukuri”, ka thënë Bullakaj, duke shtuar së është shumë e rëndësishme që emigrantët të jenë të përfaqësuar në  Parlamentin e Zvicrës.
“Epoka e re”: Z. Bullakaj, çfarë ju ka motivuar të kandidoni për deputet në Parlamentin e Zvicrës? 
Bullakaj: Jam interesuar qysh në moshë të re për politikën zvicerane dhe si i ri jam anëtarësuar në Partinë Socialdemokrate (PS). Ankesat e emigrantëve dhe padrejtësitë ndaj tyre janë faktorët që ma kanë tërhequr vëmendjen dhe më ka shtyrë të jem aktiv, si dhe dëshira e madhe për t’i luftuar këto dukuri. Si parlamentar në qytetin Wil kam arritur që pas disa interpelancave, gjegjësisht podiumeve që të bëj ndryshime të duhura, për shembull, kam arritur që tarifat për natyralizim në qytetin e Wil të ulen dhe kështu ata që paraprakisht kanë paguar shuma të larta për natyralizim t’u kthehen të hollat nga komuna. Unë dëshiroj të luftoj për idealet e mia në të gjithë Zvicrën. Gjithashtu e konsideroj si shumë të rëndësishme dhe të domosdoshme që emigrantët të jenë të përfaqësuar në Parlamentin e Zvicrës. Ky ishte motivimi im për kandidaturën time për deputet në Parlamentin e Zvicrës.
“Epoka e re”: Besoni se do të dilni fitues në këto zgjedhje? 
Bullakaj: Në bazë të statistikave të deritanishme shanset janë të pakta, mirëpo unë kam besim dhe jam shumë i sigurt se statistikat do të ndryshojnë. Sigurisht, kandidatura ime ka shkaktuar një situatë të re në politikën zvicerane. Kjo për faktin se kam mbështetje të jashtëzakonshme nga komiteti i krijuar në mbështetje të kandidaturës sime si dhe aktivist të panumërt që angazhohen dhe me mbështesin në fushatën time elektorale. Nëse do të kombinohen dhe koordinohen forcat tona, atëherë shanset janë aq të mira si asnjëherë më parë. Këto janë arsyet pse unë jam i bindur se PS-ja mund të fitojë ulësen e tretë më 18 tetor dhe unë të jem i zgjedhur për në Bernë. Megjithatë, unë kam nevojë për mbështetjen e komunitetit shqiptar në Zvicër. Shpresoj për aq sa edhe mund të shpresojmë që t’i fitojmë këto zgjedhje si parti. Ne e dimë që dhjetëra kandidatë kërkojnë të fitojnë një ulëse në Bernë. Kantoni i St. Gallenit mundet t’i dërgojë vetëm 12 dhe partia jonë, PS, ka mundur në zgjedhjet e deritashme t`i siguronte vetëm dy ulëse. Nëpërmjet kandidaturës sime unë kam shkaktuar një situatë krejtësisht të re. Qindra njerëz të angazhuar punojnë pa u lodhur në mbështetje të kandidaturës sime. Statistikat e viteve të kaluara nuk kanë tashmë kurrfarë domethënie! Nëse ne të gjithë i bashkojmë forcat tona dhe dalim në votime, shanset për të fituar janë më të mëdha se kurrë. Historinë e së nesërmes ne e shkruajmë sot! Prandaj jam optimist që unë me 18 tetor mund ta fitoj një ulëse të tretë.
“Epoka e re”: Cili do të ishte angazhimi i juaj në qoftë se ju zgjedheni deputet në Parlamentin e Zvicrës? 
Bullakaj: Në këmbim  të votës unë për votuesit e mi do të jem zëri i tyre në parlament. Siç e thash, e vlerësoj si shumë me rëndësi që më në fund edhe emigrantët të përfaqësohen në politikë. Përtej kësaj, unë si socialdemokrat e udhëheq një politikë, e cila të gjithëve do t’ju shërbejë për të mirë. Shqetësimi im më i madh është që të huajt të kenë shanset e barabarta në shkollim dhe integrim. Si pika kryesore në politikën time janë edhe nxitja e të rinjve, përpjekja për pensione të sigurta dhe banesa të pagueshme. Unë angazhohem për ekonomi të tregut nga e cila do të ketë përfitime edhe popullata dhe jo vetëm shtresa e të pasurve. Drejtësia sociale më rri në zemër dhe unë jam i bindur  që ne të gjithë të mund të përfitojmë nga kjo vijë politike. Unë jam i përkushtuar kryesisht për interesat e elektoratit tim. Si një socialdemokrat, ndjek një politikë që përfitojnë të gjithë. Shqetësimi im më i madh është mundësitë e barabarta në arsim dhe integrim. Gjithashtu pjesë e prioriteteve të mia politike janë mbështetja e të rinjve, pensione të sigurta dhe kostoja/qiratë e përballueshme të banimit, promovimin e energjive të rinovueshme dhe mbrojtjen e mjedisit. Unë jam i angazhuar për një ekonomi sociale të tregut, nga e cila përfiton e gjithë popullata, dhe jo vetëm disa të pasur.
Kush është Arbër Bullakaj
Arbër Bullakaj ka lindur në vitin 1986 në Therandë, fshati Sallagrazhdë. Në moshën tetëvjeçare ka shkuar në Zvicër. Përveç të qenit një politikan në Parlamentit e qytetit Wil, Bullakaj është nënkryetar i Partisë Socialdemokrate në Kantonin e St. Gallenit.
Ai është një sipërmarrës i pavarur dhe anëtar i këshillit financiar në qytetin Wil. Si një sipërmarrës, është i angazhuar për një ekonomi sociale të tregut. Si një ekspert financiar, Bullakaj  është i interesuar në fushën e mirëqenies sociale, taksat dhe sigurimet.
Marre nga, Redaksia Online
(e. r. / epokaere.com)
Arber Bullakaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu