I dyshuar për 600 vrasje, në arrest lideri i një bande

0
916

Autoritetet meksikane arrestuan liderin e një bande, të dyshuar për 600 vrasje. Tridhjetë e gjashtëvjeçari Oskar Garsia Montoja është lider i bandës Mano kon Ohës. Konsiderohet se banda është e involvuar në vrasjen e rreth 900 personave në rajonin e Meksikës. Garsia Montoja, i cili është ish-marinar, pranoi se ka urdhëruar ose kryer 600 prej tyre. Ai dyshohet se personalisht ka vrarë dhe u ka këputur kokën 20 prej tyre në rajonin e Meksikës, deklaroi prokurori Akfredo Kastijo. I dyshuari, i njohur edhe si Karlos, Rikardo ose El Kompaito, është arrestuar dje në Tlalpan, kuart jugor në kryeqytet. Supozohet se ai ka planifikuar vrasjen e gjashtë personave nga banda e tij gjatë fundjavës, sepse kanë dashur ta braktisin. Pasi ka braktisur marinarët, Garsia ka punuar si polic në pjesën veriore të vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu