I dyshuari për terrorizëm Gavriq: doja që ta shisja eksplozivin!

0
707

Shkau i eksplozivit

Kryetari i Gjykatës Themelore, Hamdi Ibrahimi tha se Slobodan Gavriqit iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve si i dyshuar për dy vepra penale, organizim i veprimit terroristë dhe futje të mjeteve shpërthyese në Kosovë.

Ai tha se i dyshuari ka pranuar veprën e dytë se ka futur mjete shpërthyese por ka thënë se ka dashur ta shesë, ndërsa veprën e parë nuk e ka pranuar. Ibrahimi ka thënë se tash për tash nuk mund të flasim asgjë rreth cakut të cilin e ka pasur i dyshuari.

Për këto dy vepra dënimi mund të jetë deri 20 vjet burg.

……………………….

Tridhjetë ditë paraburgim për Slobodan Gavriqin

Gjykata Themelore ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditëve për shtetasin e Serbisë, 46 vjeçarin, Slobodan Gavriq, të arrestuar të enjten në Prishtinë, me 13 kilogram eksploziv në veturë.

Ai ka dal para një gjykatësi të procedurës paraprake nga departamenti i Krimeve të rënda. Ndërkohë, këtë e ka konfirmuar avokati i tij.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu