I ka humb rruga në Oborr: Thaçi: Do të dërgojmë trupa në Irak

0
655

hasha

Qeveria e Kosovës po punon për një paketë masash që planifikon dërgimin e luftëtarëve kosovarë në luftërat jashtë vendit.

Lajmi u bë i ditur sot nga Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi nëpërmjet një statusi në “Facebook”. Thaçi theksoi se Kosova i bashkohet nismës së SHBA-ve për dërgimin e trupave në Irak dhe Siri për të luftuar terrorizmin.

“Presidenti Obama shpalosi planin për shkatërrimin e terroristëve të ISIS-it, që nënkupton veprime kundër pjesëtarëve të këtij grupi por edhe ndihmë humanitare popullatës në Irak dhe Siri. Kosova është pjesë e kësaj Aleance botërore që po krijohet për ta luftuar një të keqe të madhe. Ne nuk do të ndalemi së punuari për ta cementuar rrugën tonë euro-atlantike, që nënkupton edhe kontributin tonë të drejtëpërdrejtë aleatëve historikë të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu