Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka shpeshtuar aktivitetet e tij, që nga koha kur partia e tij pësoj ndarjen më të madhe që kishte ndonjëherë.
Që nga ajo kohë i pari i Vetëvendosjes ka aktivitet të ngjeshur, duke publikuar këto aktivitete edhe në rrjetet sociale.
Në ditët kur po përkujtohen përvjetorët e masakrave nëpër Kosovë, Kurti ka vizituar gjithsecilin vend, ku ka pasur përkujtime.
Në faqen e tij zyrtare të Kurtit janë publikuar qindra fotografi të këtyre vizitave dhe fjalimet e Kurtit.
Mirëpo nuk është publikuar edhe një foto jo fort e zakonshme për liderët politikë.
Fotoja është bërë në përkujtimet që Kurti i ka bërë në homazhet në Drenicë.
Me rastin e 19 vjetorit të rënies, së dëshmorëve të kombit, Hamdi Ferati dhe Isa Ferati, në Likoshan të Drenasit.
Por në albumin e Kurtit kjo foto nuk u publikua.
Kurti i ulur në tokë, nën hijen e çadrës së një nënë që po përkujton personat që asaj iu vranë në luftë.
Fotoja është bërë si duket nga qytetarë rasti dhe jo nga ekipi i Kurtit.
Megjithatë rrallë shohim liderët kosovarë që ulen në tokë, e ndajnë hallet me nënat kosovare.