I vetëvrari shqiptar ishte i akuzuar për pjesëmarrje në Masakrën e Mejës

0
925

burgu i pejes

I paraburgosuri, që ka bërë vetëvrasje sipas burimeve të Zëri.info, është M.Abazi që ishte i dyshuar për pjesëmarrje në Masakrën e Mejës, ka bërë vetëvrasje në qendrën e paraburgimit në Pejë.

Sipas burimit zyrtar, i dyshuari ishte arrestuar më 22 korrik 2014 nga Policia e Kosovës, në pikën kufitare në Kullë, derisa po udhëtonte drejt Malit të Zi, vetëvrasjen e ka kryer të mërkurën në mëngjes.

 

Abazi dyshohej se ka operuar si pjesëtarë i të ashtuquajturës polici lokale të organeve të atëhershme të Serbisë, i cili së bashku me pjesëtarë të forcave ushtarake dhe policore serbe vranë dhe zhdukën qindra civilë shqiptarë të pafajshëm, ndër ta edhe shumë pleq, plaka dhe fëmijë.

I paraburgosuri, M. A, i akuzuar për veprën penale, “Krime lufte kundër popullatës civile”, ka bërë vetëvrasje në dhomën e tij D-7, në Qendrën e Paraburgimit të Pejës, në natën e djeshme.

Ai është gjetur i varur dhe pa shenja jete nga Oficeri Korrektues rreth orës 23:35.

Drejtoria Qendrës së Paraburgimit të Pejës ka ndërmarrë të gjitha procedurat ligjore duke njoftuar Ndihmën e Shpejtë, Policinë, Prokurorinë, si dhe autoritetet kujdestare të Mjekësisë Ligjore, të cilët së bashku i kanë kryer të gjitha procedurat e parapara me ligj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu