Ideja e Hashim Thaçit për tejkalimin e krizës politike, pas zgjedhjes president ?

0
691
Hashim Thaqi dhe Idete tija per Kosoven
Hashim Thaqi dhe Idete tija per Kosoven

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi duket se e e ka të gatshëm planin, se si të dilet nga kriza politike, në të cilën është futur vendi.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, brenda PDK-së, Hashim Thaçi nëse arrin të zgjedhet në postin e presidentit, atëherë ai do të kërkoj nga liderët e partive politike nga pozita dhe opozita që të ulen së bashku në një tryezë, ku do të caktohej data e zgjedhjeve të reja dhe kësisoj të marrë fund kriza politike në vend.

“Hashim Thaçi po iniston që fillimisht të zgjedhet president, e pastaj ta realizoj planin se si të tejkalohet kriza politike në vend. Ai do të ankohet tek ndërmbëtarët se më nuk mund të funksionojnë institucionet me gaz lotsjellës dhe me bllokadat siç ka ndodhur muajt e fundit. Dhe kësisoj do t’i thërras partitë në një tryezë, që të caktohet data e zgjedhjeve, kërkesë kjo edhe e opozitës”, ka thënë ky burim brenda PDK-së.

Sipas këtij burimi, pavarësisht pse LDK do të ndihet e tradhëtuar nga një veprim i tillë i Thaçit, kjo do të jetë edhe rruga e vetme për tajkalimin e krizës politike në vend.

Megjithatë, zyrtarisht nga PDK nuk kanë dashur të flasin konkretisht për një ide të tillë. Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka thënë për Gazetën Blic se zgjedhje do të ketë vetëm pas dy vjetësh, gjegjësisht me 2018.

Ai është shprehur i bindur se PDK i ka numrat për ta zgjedhur Hashim Thaçin president të Kosovës.

Mirëpo, partitë opozitare kanë paralajmëruar se me çdo kusht do të pengojnë zgjedhjen e Hashim Thaçit president të shtetit. Sipas tyre, Thaçi nuk është kandidati i duhur për të ardhur në krye të shtetit, derisa ka ide që të shkohet me ndryshime kushtetuese, ku presidenti do të zgjedhej drejtëpërdrejtë nga qytetarët.

Vendi tash e sa muaj është futur në krizë të thellë politike, për shkak se partitë opozitare po i kundërshtojnë dy marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë dhe me Malin e Zi, gjegjësisht marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe dhe atë për Demarakcionin. Edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka dalë me vendim që marrëveshja me Serbinë është në kundërshtim me Kushtetutën, çka kë bërë që protestat e opozitës të jenë edhe më masive dhe të kundërshtojnë edhe më fuqishëm qeverisjen Mustafa.

Protesta e radhës është paralajmëruar me datë 17 shkurt, kur edhe shënohet përvjetori i tetë i pavarësisë së Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu