Ikja në Perëndim me “faqe të zezë”

0
670

Ikja nga Kosova

I është mbushur mendja që ta lëshojë vendin, por pasi ka vendosur që të dalë dëshiron të gjejë një alibi që kur të dalë jashtë ta fitojë azilin.

Ai ka zgjedhur mënyrën që të rrëfejë se nga vendi që vjen është i kërcënuar nga “mjekërroshët” dhe për këtë qëllim kërkon nga gazetarët që t’i gjejnë një artikull për ta, me qëllim që atë ta marrë me vete si dëshmi.

Ky i ri, që nuk mund të kryejë punë, para se të niset mundohet t’i “blejë” edhe gazetarët, duke thënë se do t’ua paguajë mundin për artikullin e gjetur dhe kur i sugjerohet se në Bibliotekë mund t’i gjejë gazetat, ai as që e di se ku gjendet Biblioteka në Gjilan.

Nuk e di se ku është Biblioteka në qytetin e tij, por i është mbushur mendja që jetën ta vazhdojë diku në Perëndim, po e njohur gjuhën e vendit ku shkon, pa pasur ndonjë zanat dhe shumë dilema të tjera.

Gjilani e Anamorava po zbrazet heshtas e institucionet nuk po mund të gjejnë forma se si ta ndalin migrimin. /Zëri/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu