Ilir Dugolli kërcënon politikanët Shqiptar në Maqedoni për arrestimin e vëllait të tij

0
975

Ilir Dugolli

Ilir Dugolli, vëllai i Gafurrit të arrestuar nga policia maqedonase, ka kërcënuar publikisht politikanët Shqiptar të Maqedonisë se nëse nuk lirohet vëllai i tij, atëherë do të ballafaqohen me pasoja të mëdha të cilët këta politikanë do t’i kuptojnë. 

Apo, siç shprehet ai, “ka me pas dikush ndonjë pasojë edhe ndoshta me vonesë do ta marrin vesh”, shprehet mes tjerash Ilir Dugolli në intervistën në emisionin “Kontakt” të Tribuna Channel.

“Të shpresojmë se nuk do të përsëriten edhe te rastet tjera, pasi me një pesimizëm them se nëse vazhdohet me neglizhencë të tillë, të gjithë neve, jo vetëm të autoriteteve, ka me pas dikush ndonjë pasojë edhe ndoshta me vonesë do ta marrin vesh”, është shprehur mes tjerash, Ilir Dugolli duke shpresuar që në të ardhmen autoritetet maqedonase të mos arrestojnë ish pjesëtarët e UÇK-së së Kosovës.

Ilir Dugolli ka thënë se do të vazhdojnë të protestojnë deri në lirimin e vëllait të tij nga paraburgimi.

Autoritetet maqedonase, të premten (më 12 mars), kanë arrestuar Gafurr Dugollin, zyrtar i FSK-së dhe ish pjesëtar i UÇK-së. Ai u ndalua në kufirin Kosovë-Maqedoni pasi ndaj tij Serbia kishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar kinse për krime lufte.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=p2L0X560y1Y” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu