INDEKSONLINE, propozon tu hiqet Flamuri Kombtar, Presheves, Medvegjes dhe Bujanocit

0
615

Flamuri ne Bujanoc

Skandalizohen serbët, shqiptarët refuzojnë ta heqin flamurin kombëtar

Flamuri i Shqipërisë që ishte vendosur të premtën në ndërtesën e Këshillit Kombëtar të shqiptarëve vazhdon të valojë në këtë ndërtesë, diçka që ka alarmuar Beogradin, përfshirë edhe mediat serbe, transmeton Indeksonline.

Përpos ndërtesës së Këshillit në Bujanoc, flamuri me shqiponjen dy krenare gjendet edhe në ndërtesat e komunave në Preshevë dhe Bujanoc, ndonëse në këto objekte është përkrah flamujve të shtetit serb, shkruan Blic.

Shqiptarët janë i vetmi komunitet minoritar në Serbi të cilët nuk e kanë një flamur të vetin, por në vend të kësaj e përdorin flamurin e Shqipërisë.

Paraqitje të tilla nëpër Serbi bëhen më të shpeshta çdo vit kur afrohet festa e flamurit kombëtar, më 28 nëntori.

Siç raporton Blic, Këshilli Kombëtar i shqiptarëve nuk e ka pyetur askënd për ta vendosur flamurin e Shqipërisë në objektin e saj. /Indeksonline/

***************************************

Indeksonline, shkruan se Shqiptaret në Luginen e Presheves, jan i vetmi Komunitet Minoritar në serbi të cilet s`paskan Flamur të tyre por po perdorkan nje Flamur të Shqipris, por ky Portal harron së Shqiptaret e Luginës së Presheves, jan po aq Shqiptar sa Shqiptaret e Shqiperis dhe kan po at Flamur Kombtarë, që kan Shqiptaret dhe Shqipëria.

Duket se Indeksonline, ka marr rolin e Serbis dhe tua heq Flamurin Kombtare Shqiptarve të Presheves dhe tua vere ndoi Leck siq i vene Kosovës dhe Shqiptaret e Lugines së Presheves të nderroin Kombin dhe ato troje andei mos te quhen me Shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu