
Janë mbushur 20 vite që kur u vra arkitekti dhe ish drejtori i Departamentit të Planifikimit Hapësinor, Rindërtimit dhe Zhvillimit në Komunën e Prishtinës.
“Sot bëhen 20 vjet nga dita kur u vra arkitekti Rexhep Luci, drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës. Dita kur triumfoi mafia e ndërtimit, dita kur nisi me të madhe degradimi i Prishtinës, që vazhdon edhe sot. Arkitekti që punoi 30 vjet në urbanizimin e Prishtinës, u qëllua me gjashtë plumba pas shpine ne hyrje te Pallatit ku jetobte dhe banonte, ne Peishtine.