Intervinim brutal i Policise së Kosovës ndaj Djemve Protestuesve Shqiptar

0
783

(E plotësuar) – Protesta e sotme, që u shndërrua në të dhunshme që nga mëngjesi, u shpall e përfunduar nga Lëvizja “Vetëvendosje”. Mirëpo, sipas paralajmërimeve të liderit të saj, Albin Kurti, protesta e radhës do të organizohet brenda dy ditëve. Ai këtë protestë e quajti fitore të “Vetëvendosjes”.

Protestuesit sërish marshuan drejt selisë së Qeverisë

Prishtinë, 22 tetor – 16:11 (E plotësuar) Ndërsa dukej se u shpërnda protesta, në këto çaste në numër të shtuar pjesëtarë të Vetëvendosjes po marshojnë nëpër sheshin “Nëna Terezë” në drejtim të selisë së Qeverisë. Përballë tyre janë pjesëtarë të Policisë, që ecin prapthi, me mburojat përpara. Protestuesit ndër parulla, brohorisnin edhe “UÇ,UÇK…” dhe “Hajna, Hajna…”)
Ndërkohë nga Qendra Emergjente merret vesh se aty janë trajtuar dhjetë të lënduar, katër protestues dhe  gjashtë policë të Kosovës. “Gjendja shëndetësore e të plagosurve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar drejtori i Qendrës Emergjente, Basri Lenjani .
Lenjani tha se një person, i cili ka marr plagë në regjionin e pjesës së syrit vazhdon të trajtohet në Klinikën e Oftamologjisë. Ai, po ashtu, bëri të ditur se të lënduarit tjerë gjatë ditës do të lirohen për në shtëpi.
Më heret policia kishte njoftuar për 18 policë të plagosur, kurse Vetëvendosje për dhjetëra anëtarë të saj që kanë kërkuar ndihmën e mjekut.

Protesta u shpërnda, shumë të arrestuar e të lënduar

Prishtinë, 22 tetor – 15:38 – (E plotësuar) Kur u duk se protesta po përfundonte e qetë, meqë policia i zhbllokoi pjesëmarrësit e saj në mes të sheshit “Nënë Tereza”, sërish ndodhi përplasja mes tyre, kur arritën në hapësirën midis Tetarit Kombëtar e Ministrisë së Transporteve. Ndërkohë u panë policë që po ndiqnin e po arrestonin protestues, dhe protestues që hidhnin mjete të forta kundër policisë.
U panë edhe ambulancat që mblidhnin të lënduar. Në këto çaste në shesh duket qetësi. Shihen policë me protestues që po i kapin rrugëve anësore e në sheshin “Nënë Tereza”.

Kurti: Thaçi po ia fal  Serbisë krimet e bëra në Kosovë

Prishtinë, 22 tetor – 14:08 – (E plotësuar) – Protestuesit e Policia e Kosovës po mbrojnë me kryeneçësi pozicionet e veta. Të parët duan të parakalojnë nëpër sheshin Nënë Tereza deri te objektet e Qeverisë, për të kundërshtuar kështu dialogun me Serbinë, kurse policia për t’i ndalë në mes të këtij sheshi, disa qindra metra larg Qeverisë e Kuvendit. “Barrikadimi” i tyre po vazhdon edhe në këto çaste.

Më herët, lideri i Vetvendosjes Albin Kurti, i deklaroi Kohavisionit se “kryeministri Thaçi po ia fal krimet Serbisë që ka bërë në Kosovë me shtrëngim duarsh me Daçiqin”. I ulur në sheshin Nënë Tereza para kordonit të njësisë speciale të Kosovës, Kurti ka thënë se Thaçi ka takuar zëdhënësin e Millosheviqit në Bruksel, pa kushtëzuar Serbinë.

Kurti ka shtuar edhe një herë se është e patolerueshme ajo çfarë ka bërë të premten kryeministri Thaçi në Bruksel dhe është shprehur se janë kundër atyre bisedimeve. Ai gjithashtu ka kërkuar nga Policia që të largojë kordonin dhe t’i lërë aktivistët të protestojnë të lirë.
“Policia po i shkel të drejtat elementare njerëzore me prezencën e tyre të madhe në shesh, ku nuk po na lejon të lëvizim lirshëm”, ka theksuar  Kurti. 

Policia ‘mbron’ objektet e Qeverisë në sheshin Nënë Tereza

Prishtinë, 22 tetor – 12:13 – (E plotësuar) Po vazhdon protesta e aktivistëve dhe mbështetësve të Vetëvendosjes. Policia e protestuesit në këto çaste po qëndrojnë  përballë  njëri tjetrit në mes të sheshit Nënë Tereza, në hapësirën ku ndërpriten rrugët pranë Ministrisë së Kulturës. Para pak çastesh në këtë pjesë të qytetit policia arrestoi Shpend Ahmetin, njërin nga nënkryetarët e kësaj lëvizjeje.

Qytetarët po shfaqin zemërimin ndaj veprimeve të policisë, të cilët kanë lënë mbrojtjen e objekteve të qeverisë e të Kuvendit dhe janë vënë në ndjekje të protestuesve. Është e vështirë këtu të dallohet kush janë qytetarët e kush protestuesit. Hotelierët kanë larguar edhe tavolinat e karriget nga sheshi. 

Kurti akuzon Qeverinë se po krijon në veri minishtet serb

Prishtinë, 22 tetor – 11:13 – (E plotësuar) Ndërsa policia e protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë ballëpërballë, organizatorët e saj theksojnë se nuk kishin dalë aty për të depërtuar në objektet e Qeverisë, por për të bllokuar hyrjet e saj dhe në këtë mënyrë për të bërë të pamundur punën e Qeverisë sot, në shenjë proteste për marrëveshjet në horizont me Serbinë.

Vetëvendosje bisedat me Serbinë pa kushtëzime paraprake i konsideron tradhti dhe vetëm në favor të vendit që ka shtypur, vrarë e masakruar mijëra shqiptarë dhe për këtë s’shfaq asnjë pendim.

Prishtinë, 22 tetor  – 11:00 – (E plotësuar) Ene nuk është ndërprerë protesta e Lëvizjes Vetëvendosje, anëtarë e simpatizues të të cilës ndodhen përballë policisë, që po mbron objektet e Qeverisë e të Kuvendit nga depërtimi i tyre. Policia, siç raporton KTV-ja, ka arritur të marrë sërish nën kontroll situatën në sheshin “Nënë Tereza”. Ajo  kundër protestueseve dhe deputetëve të vetëvendosjes përdori përveç gazit lotsjellës edhe prej.

Vetëvendosja bënë të ditur se në mëngjes janë arrestuar 21 aktivistë si dhe 2  qytetarë, kalimtarë të rastit. Ndër të arrestuar ishin edhe deputetët Albin Kurti, Glauk Konjufca, Liburn Aliu e Albana Fetoshi, por këta janë liruar. Pas lirimit në fytyrën Liburn Aliut janë vënë re gjurmë të dhunës së përdorur ndaj tij.

Ndërkohë, lideri i Vetëvendosjes,  Albin Kurti  pas lirimit  ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po shkel të drejtat e qytetareve për të lëvizur lirshëm, duke rikujtuar në këtë kontest ndjekjen nga policia të protestuesve përgjatë Sheshit Nëna Terezë deri te Ministria e Kulturës, që është shëtitore dhe jo objekt qeveritar.

Kurti tha se kanë dalë për të protestuar qetësisht kundër pazareve të Thaçit, që po i bën  me kryeministrin e Serbisë e ish-zëdhënësin e kasapit të Ballkanit, Ivica Daçiqin. Sipas Kurtit Daçiqi po fiton për Serbinë, ndërsa Thaçi po përfiton individualisht.

Kurti tah para gazetarëve se Thaçi ka nisur procesin e dialogut, të cilin po e quan normalizim, e në fakt  me qëllimin e vetëm që të krijojë një minishtet  në veri, që do t’i ndukej  Kosovës.
Policia i ka bërë thirrje protestuesve të largohen nga kordoni dhe të mbajnë distancën. Ajo vazhdimisht po kërkon nga protestuesit që të shpërndahen.

Shpend Ahmeti i ka kërkuar policisë që ta lirojnë rrugën, pasi që sipas tij, ata kanë  të drejtë të protestojnë.

Vetëvendosje e nisi ditën me protestë kundër bisedimeve me Serbinë (video)

Prishtinë, 22 tetor – 09-21-( E plotësuar) Ndërsa protesta e Vetëvendosjes po vazhdon para objekteve të qeverisë e të Kuvendit kundër bisedimeve, njoftohet se lideri i kësaj Lëvizjeje, Albin Kurti, dhe deputetët Librun Aliu e Albana Fetpshi, janë liruar. Ata u arrestuan gjatë përleshjes së policisë me protestuesit.

Prishtinë, 22 tetor – 08:31 Sigurimin e Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës sot e kanë pritur protestuesit e Vetëvendosjes. Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë përleshur që më mëngjes me Policinë e Kosovës, deri sa këta të fundit kanë tentuar të futen në ndërtesën e Qeverisë. Njësia speciale e Policisë së Kosovës ka përdorur gazë lotsjellës për t’i zmbrapsur protestuesit, ndërsa  ka arrestuar disa nga ta.

Në orën tetë të mëngjesit një grup rreth njëqind protestuesish u përballën m policinë, e cila duket ishte e informuar për protestën, në shenjë kundërshtimi të bisedimeve me Serbinë.

Protestuesit fillimisht hodhën domate e ngjyr në drjetim të policisë, ndërkohë përdorën edhe mjete të forta – gurë e copa të tjera, që janë me bollëk në Sheshin në ndërtim “Ibrahim Rugova”, në drejtim të objekteve të Qeverisë e të Kuvendit. Policia, që ishte e pajisur me mjetet që zakonisht përdoren në rastet e pengimit të protestave, pasi ua tërhoqën vërejtjen që të largoheshin nga rrethojat e objekteve dhe refuzimit të urdhrit, përdorën gazin lotsjellës dhe u vunë në ndjekje të tyre deri afër Ministrisë së Kulturës.

Ndërkohë protestuesit shpaluan një transparent në të cilën shkruante “Jo pazare me Serbinë”. Protestuesit po brohorasin “sheshi është i qytetarëve jo i policisë”.

Protesta ende nuk ka përfunduar. Policia ka arrestuar disa nga pjesëmarrësit e saj. KTV bën të ditur se ndër të arrestuar është edhe deputeti Liburn Aliu.

Xhelal Sfeqla nga Vetëvendosje, siç e citon KTV-ja, tha se kjo Qeveri nuk ia do të mirën Kosovës. Ai deklaroi se Vetëvendosje është kundër bisedimeve dhe nuk do të lejojnë që ato të ndodhin.

Policia ka larguar protestuesit nga afërsia e ndërtesave të institucioneve, ndërsa protesta po vazhdon në Sheshin Nëna Terezë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu