Intervistë me ish të Burgosurin Poltikë, Ramadan Pllana

0
767

Pjesa e parë

Duke shfletuar faqet e historisë shqiptar dhe,  njëkohësisht, përpos krenarisë, ndeshem edhe me periudhat e dhimbshme, e të përgjakura, që pa dashjen dhe pa të drejtë ju bënë popullit liridashës, shqiptarë nga pushtuesit.

Megjithatë, populli shqiptar dhe pishtarët e saj të lirisë, krahas qëllimeve të errëta të pushtuesve kanë ruajtur me fanatizëm tiparet dhe vlerat kombëtare që vinin si rrjedhojë e domosdoshmërisë për të qenë të lirë, si popujt tjerë. E megjithatë, fatkeqësisht, Shqipëria u copëtua nga fqinjët e saj, të ndihmuar nga fuqitë e mëdha të Evropës, mbase edhe kishin pretendime, që me filozofin e zhbërjes, ta vënin Shqipërinë në rendin e popujve të asimiluar dhe në anën tjetër ta popullonin në mënyrë të heshtur me ardhacakët e Karpato-sllave.

Kësaj filozofie të zhbërjes, me përkushtim, ju kundërvuan njerëzit e kombit, e të sakrificës; Me që u dashtë një rrugë e gjatë, një sakrificë e madhe, apo një lumë me gjak të vërshoi mbi trojet Pellazgo-Ilire, që për mes përpjekjeve të përgjakshme dhe ato diplomatike e politike të bëhej një zgjedhje e drejtë e çështjes kombëtare.

Për fat të keq Shqipëria as më shpalljen e Pavarësisë së 1912, e as me pavarësinë e Kosovën 2008, nuk e zgjodhi problemin si duhej, jo për fajin e saj, po për fajin e Evropës dhe shteteve pushtues që ende padrejtësisht mbajnë të pushtuara trojet shqiptare, me një dhunë të egër e të sistemuar.

Këtyre përpjekjeve, për Shqipërinë Etnike dhe, të frymëzuar me idealin e legjendës së gjallë, Adem Demaçit, dhe heroit Metush Krasniqit, Fazli Grajqevcit e i shumë të tjerëve dhe, të inspiruar nga rilindësit, e nga i madhi hero i kombit, Hasan Prishtina; Padyshim se kësaj rruge atdhetare i përkiste edhe Ramadan Pllana.

Ramadan Pllana, si shumë atdhetar tjerë  veprimtarin e filloi qysh si i ri , e që atëherë kishte bindje se liria vije vetëm me një përkushtim serioz, duke mos përjashtuar dhe çdo formë të mundshme deri te forcat e armatosura, gjë që kjo jo vetëm si ide qëndroi, por  krahas veprimtarisë ilegale u realizua dhe në praktikë, u krijua UÇK-ja dhe falë fuqisë së saj u mundë pushtuesi shumëvjeçar.

Ramadan Pllana, vjen nga një familje atdhedashëse, familje që kishte në shpirt atdheun dhe çlirimin e saj. I ati i tij kishte hyrë në Brigadën e Shaban Polluzhës, me të vetmen shpresë se pas luftës do të vije liria, e me atë liri do të bashkohet Shqipëria.

Këtyre gjurmëve liridashëse vazhduan me një përkushtim të madhe edhe Ramadani me të vëllanë, Xhemajl Pllanën, të cilët përpos atdhedashurisë kishin edhe trimërinë, dijen dhe vendosmërinë. Me këtë përkushtim, Ramadan Pllana, me rrugëtimin e tij të pandalshëm u bë njëri ndër udhërrëfyesit denjë të çështjes së  bashkimit kombëtar, si edhe dëshmoi se si  duhej të luftohej me ngulëm për atdheun dhe, se si duhet të mbrohet çdo cep i Shqipërisë Etnike. Ky veprimtar i palodhur inkuadrohen në organizatën e Lëvizjen Nacional Çlirimtare të Kosovës me Vise tjera Shqiptare në Jugosllavi, LNÇKVSHJ, ku si ideolog kishin Metush Krasniqin dhe Jusuf Gërvallën, e siç  thotë: “Ne duhet të ecim, e të mos ndalem kurrë deri atëherë sa t’ia kthejmë  Shqipërisë nderin, t’i ribashkojmë trojet e copëtuara në një Shqipëri Natyrale”. E bashkë me vëllain, Xhemail Pllanën dhe ca shokë kishin formuar grupin e quajtur  “Shkëndijat e kuqe”.

Kohërat lindin trima, e atdhetar, ndërsa trimat marrin rrugën e nderit edhe pse përjetojnë dhimbjen, torturën, ata nuk i shkel koha dot, as erërat e furtunave nuk i rrëzojnë, po si lisa qëndrojnë, edhe nuk kanë se si të mos qëndrojnë.  Rrënjët e tyre janë të thella, aq sa është edhe lisi i madh, i tillë është edhe veprimtari i shquar dhe i palodhur Ramadan Pllana.

 

Z.Ramadan fillimisht na thoni diçka për jetën tuaj?

Dëgjo, pak ka rëndësi individi për lexuesin se kush ka qenë dhe është Ramadani apo ai tjetri, lexuesi do njohuri dhe  sqarim, jo mjegullina, e për fat të keq historinë pa dashje na e kanë diktuar të tjerët me ca element shqipfolës, e në pamundësinë për të qenë të zotët e saj sot jemi ku jemi. Por e them edhe këtë se po u vije koha e atyre që bëjnë përpjekje për pushtet, apo për ta pastruar emrin e tyre duke u zbehur dhe në anën tjetër t’u u vetëdijesuar populli për të ardhmen e moralshme.

Z. Ramadan Pllana: Për lexuesit na thoni dy fjalë, për jetën tuaj, nga që e din edhe lexuesi që ju nuk keni dëshirë të flisni për vetën?

 

Ramadan Pllana: Po, pasi po insistoni dua të flas shkurtimisht. I lindur në fshatin Shtitaricë, tash Shtruerë,  të Komunës së Vushtrri, pas mbarimit të shkollën fillore dhe asaj të mesmen mbarova  punova në Francë katër vite, pastaj u ktheva dhe vazhdova studimet Universitare në Prishtinë, në gjuhën dhe letërsinë frënge. Jam arrestuar për aktivitetet e mia ilegale, kur isha absolvent, në nëntor të vitit 1979. Pas lirimit të burgut kam diplomuar. Në arsim nuk më kanë lejuar që të punoja nga se nuk isha i përshtatshëm për sistemin titist-jugosllav. Vetëm , gjatë viteve të 90-ta kam punuar në arsim, në Gjimnazin e Vushtrrisë, si profesor i gjuhëve frënge e latine.

Si shumë veprimtar po ashtu edhe unë kisha një interes për kombin tim, u radhita përkrah shumë veprimtarëve tjerë në vijën për ta mbrojtur dhe çliruar kombin nga kthetrat shekullore të armikut, Me vëllaun tim, Xhemajlin, dhe me disa shokë patëm formuar grupin ilegal “Shkëndijat e Kuqe” më 1975. Grupi ynë i është bashkuar LNÇKVSHJ -së në vitin 1977. Në këtë Lëvizje isha themelues i Komitetit të Rinisë së LKÇKVSH-ës, që është themeluar më 12 mars të vitit 1979 në Tauk Bahqe prej pesë anëtarësh, e këta ishin:

Ramadan Pllana, absolvent i Frëngjishtes- kryetar,

Abdullah Hoxha, student në degën Gjuhë shqipe, nënkryetar,

Kimete Krasniqi, studente në degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe-anëtare,

Musa Neziri, student në Fakultetin- anëtar,

Latif  Pllana,student në Fakultetin Juridik-anëtar.

Në saje të kësaj veprimtarie arrestohem nga UDB-ja me për herën më 14.11.1979  ku dënohet me 7 vite burgim nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës, ndërsa shkalla e dytë më uli dënimin në 6 vite dhe lirohet më 14.11.1985. Bashkë me mua burgosën edhe:

Shefqet Jashari i dënuar me tetë vite burg;

Avdi Kelmendi me pesë vjet burg;

Abdyl Lahu me katër vite burg;

Skënder Jashari, me tri vite burg;

Isa Demaj me katër vite burg;

Sylejman Qyqalla, me katër vite burg dhe

Hysen Gërvallën me tri vite burg.

Kam kaluar nëpër këto burgje famëkeqe, duke filluar që nga burgu i Prishtinës më 14 nëntori 1979 deri 26 mars 1981, po ashtu më 26 mars deri më 1 prill në Burgun Pejë dhe në burgun famëkeq të Mitrovicës së Sremit me 1 prilli 1981 deri në gusht 1981; në Burgun e Zajeçarit në Serbinë lindore nga gushti 1981 deri në prill 1982; në burgun famëkeq të Nishit,  prilli 1982 deri më 14 nëntor 1985.

Pas lirimit nga burgu, prapë fillova aktivitetin dhe u lidha me shokë të  vazhdoja veprimtarin aty ku e kisha lën dhe filluan kontaktet me Ilmi Muzaqin, nga Bruzniku, Shefqet A. Dibranin nga Dumnica, Ali Jonuzin, Islam Mulakun, Abdullah Zhegrovën etj dhe para rënies në burg më 1993, ka pasur lidhje me Xhavit Hazirin, Shaqir Zenelin, Azem Sylën, Xheladin Gashin, etj. Po veprimtarët më të angazhuar në LPK- u arrestuan nga policia e dhunshme e Serbisë në gusht të vitit 1993, në mesin e të cilëve isha edhe unë, duke filluar nga 2 gushti 1993 ka filluar një fushatë e egër e arrestimeve të veprimtarëve të LPK-së.  Ato ditë janë arrestuar: Xhavit Haziri, Ahmet Haxhiu, Nehat Selimi, Rexhep Avdiu e Shemsi Veseli në Prishtinë, Ismet Mahmuti, Hajredin Hyseni, Faik Ajeti në Besianë, Bejadin Allaqi e Binak Berisha në Prizren, Hysen Gegaj, Shefki Muqaj e Ilaz Kadolli në Therandë, Ramadan Pllana, Islam Mulaku e Ajet Berisha në Vushtrri, Bajrush Xhemajli në Ferizaj, etj. Janë kërkuar që të arrestohen dhe iu kanë shmangur arrestimit, përveç Ramadan Avdiut, edhe Azem Syla, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramiz Lladrovci, Ekrem Jashari, Halil Selimi, Mustafë Krasniqi, Ibish Neziri, Hidajete Krasniqi, Adrian Krasniqi etj.

Pra, herën e dytë burgosem më 07.08. 1993, ku dhe jam dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e dhunshme e Qarkut të Prishtinës, kurse shkallën e dytë i mban tri vite ku kalon nëpër këtë burgje: në Mitrovicës, afër 6 muaj dhe në Burgun e Dubravës deri më 7 gusht të vitit 1996 ku edhe lirohet.

Pas daljes nga burgu për t’i ikur torturave psikologjike dhe ato fizike që më bëheshin mua dhe  bashkëkombëseve të mijë dhe nga rreziku për t’u burgosur prapë mora rrugën e kurbetit me qëllim për t’iu shmangur arrestimit të mundshëm

Fillimisht vendosem në Zvicër më 1997, vazhdova aktivitetin në LPK dhe veçanërisht në Fondin “Vendlindja Thërret”, kam qenë kryetar i Këshillit të LPK-së për Lozanë, anëtar i Kryesisë së LPK-së për Zvicër si dhe anëtar i Këshillit të LPK-së- Dega jashtë vendit.

 

Mustafë Krasniqi: Z. Ramadan Pllana këtë intervistë më shtyri më tepër ta bëj me ju një situatë tepër e mjegullt, ku vlera po mundet nga antivlerën. E,  për hir të një realitet që sot po shtrembërohej nga ca politikan që duan ta pastrojnë emrin e tyre nga e kaluar dhe, me këtë insistim, ata… po shkelin mbi vlerat e gjakut të dëshmorëve dhe po krijojnë huti dhe paqartësi në popull.  Ju për këtë çka mendoni?

Z. Ramadan Pllana: Dëgjo, një pyetje më vend dhe vërtetë është kohë e mjegullt, siç thoni edhe ju, kjo dukuri e shëmtuar duket që nga lartë, por të thënë të drejtën historikisht dihet se çdo herë pas përfundimit të luftës kudo në botë, e veçmas në Ballkan është kjo dukuri më e theksuar, ku ai që ka qenë bashkëpunëtor i armikut, apo ai që ka pas frikë ta vej një gur në mur, për ta ndërtuar kullën shfaqen si “heronj” të ndenjur, sepse me këtë ca mundohen për mes kësaj euforie ta pastrojnë emrin e tyre, ndërsa ata frikacakët, mundohen të krijojnë karrierë, kurse ata që ishin të përkushtuar nuk i mundon as njëra nga këto dy elemente që i përmendëm, por ai siç ka qenë do të mbetet i përkushtuar për qëllimin e çlirimit të kombit dhe rikthimin e trojeve të copëtuara, në gjirinë e mëmës Shqipëri, Shqipërisë Etnike.

E sa i përket pjesës së dytë të pyetjes e them me plot bindje se të tillët do t’i verbojë një ditë gjaku  i dëshmorëve dhe ky gjak do ta zgjon nga hutia popullin e përvuajtur e të lodhur kohëve të fundit nga të tillët politikan.

 

Mustafë Krasniqi: Z.Ramadan Pllana me që jeni një figurë e njohur për opinionin, dhe analizoni drejt, pa lakime çështjen kombëtare. Atëherë çka mund të na thoni për zhvillimin e  politikës shqiptare pas viteve 90-ta në Shqipëri dhe Kosovë?

 

Z. Ramadan Pllana: Të them të drejtën për hir të lexuesit do të mundohem që jem korrekt dhe nuk do ta arsyetoj as një të keqe të qëllimtë që është bërë kundër kombit tonë. Siç dihej Shqipëria pas kalimit nga sistemi socilalist i Enver Hoxhës në atë “demokratik” të Sali Berishës ka pësuar rëndë në të gjitha segmentet. Së pari e zhveshi Ushtrinë dhe policinë e shtetit, madje në vend të kulturës solli antikulturën, që dikur Shqipëria është mburrë me të, hapi rrugën e vëllavrasjes, hakmarrjes, që kurrë më shumë sa në kohën e Salihut nuk ka pasur këso vrasje e hakmarrje; Mbase edhe e bëri Shqipërinë vend të kontrabandizmit, madje edhe përmes Piramidave, thua se e futi në një luftë civile popullin. Politika e Salihut ishte më tepër një nënshtrim ndaj politikës së dështuar dhe asaj karrieriste, kishte edhe shumë gabime të pafalshme që do ta bënin si politikanin më të dështuar të të gjitha kohërave, e sidomos politikëbërja me Milloshoviqin, e ka vë Salihun në taborin e njerëzve të padashur për kombin, sepse përmes kësaj politike të dyshuar i kishte lejuar të qëndronte në Shqipëri UDB-në, si dhe kryekriminelin Arkanin dhe të tjerët, që të qëndronin të rehatshëm, e që nga këtu t’i ndjekin çlirimtarët…

 

Mustafë Krasniqi: Z.Ramadan Pllana. Pse Shqipëria në kohën trazicionit, që e bëri Ramiz Alija, nuk zgjodhi një njeri më të besueshëm për kombin, po la në duar të Salihut?

 

Ramadan Pllana Do të them shkurtimisht për lexuesin tuaj se kalimi nga një indologji në një ideologji tjetër ka qenë shumë demokratike dhe njerëzore, ku Ramiz Aliu pas kërkesave të studentëve hapi rrugë dhe u tha studentëve që të bëhej në mënyrën më të mirë, për këtë kemi më vonë edhe pohimin e Sali Berishës, kur erdhi në krye të partisë së tij- në PD.

Të them të vërtetën Tranzicioni në Shqipëri ishte model për të gjitha vendet që kaluan këtë trazicion, e aq më tepër i ca vendeve që kaluan nëpër revolucione, e luftëra.

Po për fat të keq, më vonë Shqipëria u shndërruar në një vend trazirash; Për këtë, përpos kohës ishim edhe ne dëshmitare se që ndodhi në pushtetin e Salihut, qoftë nga uria për pushtet, qoftë nga pavetëdija e tij, sido qoftë ky veprim i ka sjellë dëm vendit, Shqipërisë, më vonë Salën e shohim edhe përtej asaj kombëtares.

 

Mustafë Krasniqi: Z.Ramadan Pllana  Kur jemi te Ramiz Aliu dhe Slihu, sa kanë bërë këta për UÇK-në?

 

Ramadan Pllana Po, Ramiz Alia ish-president, në atë kohë, kohën kur  lëvizjet përparimtare kombëtare filluan një proces të ri, përgatitjen për luftë, për një ushtri të Kosovë, siç lindi UÇK-ja, Ramiz Alija i ka lejuar që Shqipërinë ta kenë si çerdhe stërvitore dhe ajo më e rëndësishmja që është se, Ramiz Alija ka premtuar që sipas mundësive do ta ndihmojë çështjen e Kosovës dhe bijtë e saj në UÇK-në, dhe mu në kohën e tij kanë filluar të shkojnë në ushtrime ushtarak grupe të shumta nga Kosova, ndër këto grupe ishte edhe Adem Jashari, Zahir Pajaziti e të tjerë. Rrugën e Ramiz Alisë më vonë  e ndoqën  ish-kryeministrat e Shqipërisë, Fatos Nano, Pandeli Majko, ku edhe i dhanë një rëndësi të madhe UÇK-së.

Për fat të keq me ardhjen e Sali Berishës në krye të shtetit u bë një trysni ndaj atdhetarëve, sidomos çka ishte edhe më e keqja i ndaloi këto ushtrime, pastaj i ndoqi  dhe i burgosi ushtarët e UÇK-së, si legjenda e gjallë Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, ku dhe shumë gjëra të dyshimta ende janë mbetur enigmë. Po ashtu UÇK -në e shpalli si grup mafioz, mbase të njëjtën mendim e kishte edhe lideri i pacifizmit, Ibrahim Rugova, kur Ushtrinë e quajti me lloj-lloj epitet, si njerëz të frustruar, të shtirë na Serbia, apo çka jo tjetër.

Kjo ishte ajo politikë që e udhëhiqte politika para fillimit të UÇK-së, vlen të theksoj se kjo politikë ka qenë edhe përtej vetës, ta marrim rastin e Ukshin Hotit, apo kushdo që ka tentuar ta bëjë një ndryshim në vijën e tyre politike, janë vë në thumb, si  p.sh. Ukshin Hoti i cili ka kërkuar ndryshime nga rruga pacifiste, e nënshtrimit, ka pësuar, po ashtu edhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të kësaj politike, që nuk kanë pranuar nënshtrimet e tij, e kanë pësuar gjithashtu. Po edhe Fehmi Agani, i cili në  momentet e fundit e ka kuptuar rolin dhe rendësin luftës së armatosur, me një fjalë nuk ka qenë kundër UÇK-së, e ka pësuar.

 

Mustafë Krasniqi: Kur jemi te kjo pyetje që mendon se kush i ka vëra anëtar të LDK?

Ramadan Pllana Me të drejtë konstatoi se ata që filluan ta kundërshtonin politikën pacifiste, vriteshin, siç ishte rasti me  Latif Berisha, një shkrimtar i njohur, Agim Hajrizi, një veprimtar i njohur aktiv i LDK-së, pastaj, ka qenë Idriz Rreci etj.

 

Mendoni se  vet LDK-ja?

Unë i përmenda këta emra që kishin kundërshtuar politikën Rugovjane, kjo i mbetet historisë, gjykatave ta vërtetojnë.

Mustafë Krasniqi: Ramadan Pllana për hir të lexuesit a mundni të na flisni për periudhën e politikës shqiptare, para luftës së UÇK-së, dhe që pozicion kishin lëvizjet legale dhe ilegale?

Ramadan Pllana: Këtë ta kemi të qartë, se pak a shumë e ceka në pyetjen e mëparshme, por ajo që duhet ta dijë lexuesi është se organizatat çlirimtare që kishin për synim ta çlironin  dhe ta bashkonin Shqipërinë me trojet e copëtuara, në atë kohë u sulmuan nga politika pacifiste, pse edhe jo nga ajo e Shqipërisë,  politika e Salihut. Me një fjalë LPK-ja që ishte promotor i çështjes kombëtare dhe ajo që e krijoj UÇK-në u ndoq politikisht, pa lënë anësh edhe atë fizike, që ka qenë prapa skenës, nga kjo politikë.

Ne nuk shohim vetëm zi, duke përjashtuar prijësit e politikës pacifiste shumë nga anëtarët e saj kanë qenë korrekt dhe të përkushtuar për atdhe, që një pjesë e tyre më vonë duke kuptuar se kjo politik ishte vetëm nënshtruese, një pjesë e tyre u larguan dhe nga ta iu bashkëngjitën UÇK-së, ndonëse kemi pasur edhe të tillë që kanë synuar ta përmbysnin qëllimin e UÇK-së.

 

Mustafë Krasniqi: Kur jemi te kjo pyetje a mundni të na sqaroni diçka për Mbledhjen konsultative që është mbajtur në Kollar të Kërçovës, në prill të vitit 1993?

 

Ramadan Pllana: Po, kjo mbledhje dhe Mbledhjen konsultative që është mbajtur në Kollar afër Kërçovës, si edhe mbledhja e përgjithshme që është mbajtur në Prishtinë ka pasur një rëndësi të veçantë, si në ato politike po ashtu dhe në atë ushtarake. Përpos tjerave që është diskutuar është vendosur që të përforcojmë aktet luftarake, duke i përkrahur edhe grupet e armatosura kryengritëse, dhe që të bashkoheshim në një bërthamë të armatosur për të vazhduar luftën çlirimtare.

Nuk më vjen keq që ta them të vërtetën, prapë Rugova me udhëheqësit tjera politike shqiptare, qoftë në Shkup, Tetovë, Preshevë e gjetiu, e zgjodhën rrugën e nënshtrimit, pacifizmit. Kjo rrugë e tyre politike ishte e gabuar dhe e dështuar, gjë që në fakt, kjo politikë, i ka sjellë dëme lëvizjes shqiptare, sidomos atyre vashave e djemve që ishin të përcaktuar për çlirim nga pushtuesi me të gjitha format e mundshme, duke mos u mbështetur në atë që dikush  na e sjell lirinë në pjatë.

Mustafë Krasniqi: Z.Ramadan Pllana  Sa po shihet periudha e 81-ës sipas disa politikanëve, për interesat e tyre naive, po mundohen ta minimizojnë rëndësinë e saj, kur dihet se kjo periudhë ka qenë realisht, sipas mendimit tim, një bombë për shkatërrimin e ish-Jugosllavinë. Çka mendoni ju?

Ramadan Pllana: Është e vërtetë se kjo periudha, dhe periudha menjëherë pas luftës Nacional Çlirimtare e këtej kurrë nuk janë ndalur përpjekjet për ta bashkuar Shqipërinë dhe çliruar vendin, por 81-ës ka qenë periudha më ndezur, më e hapur për botën, që përmes kësaj demonstrate të madhe e të lavdishme bota demokratike filloi ta kuptonte gjendjen e mjeruar të shqiptarëve, po ashtu edhe fillet e shkatërrimit të ish-Jugosllavisë. Demonstrata dhe kërkesat e studentëve vërtetë, siç thoni ju, ka qenë bombë për ish-Jugosllavinë.

Kemi të tillë njerëz që e kanë akuzuar dhe end ende e akuzojnë lëvizjen studentore, demonstratat e 81-ën, gjoja si të inspiruar nga Beogradi, ku ende ca shqipfolës dhe politikan nuk heqin dorë nga kjo tezë e ndyrë e tyre. Për këtë demonstrata e 81-ës, hapur kanë dalë shumë shqipfolës, nderta është edhe i famshmi Azem Vllasi, që sot kërkon ta ketë statusin e të burgosurit të ndërgjegjes, librezën e veteranit, e si ky kemi shumë të tjerë që i dënuan demonstratat si armiqësore e kundrarevolucionare.

Për fat të keq të tillët sorollatën poshtë e lartë dhe si gangsterë  shitën, siç thotë populli: “ më papë se papa”.

 

Mustafë Krasniqi: z.Ramadan Pllana  Si e shihni rolin e ca politikanëve të cilët po mundohen të përfitojnë nga gjaku i dëshmorëve, e aq më keq kur luftën e Koshares, për qëllime e tyre të errëta, e personalizojnë me dy personazhe, Agim Ramadanin dhe Salih Çekaj?

Ramadan Pllana: Po, është  shumë e vërtetë se nga kjo katrahurë politike, ish titistët me të gjitha metodat e mundshme dhe të pamundshme mundohet që identitetin e vet, të krimbur, ta pastrojnë dhe mu për këtë  krijojnë mite për figura që ende janë të mjegullta, që nesër për të thënë se me këta kemi punuar së bashku, jemi fotografuar, apo kemi qenë nëpër restorante dhe kafeteri të botës; Fjala është për figurat politike. Sa i përket pyetjes tuaj se luftën e Koshares po e personalizojnë si të vetën, LDK-ja, përmes dy personaliteteve, keni të drejtë se edhe po shihet. Por ajo që është e vërteta UÇK-ja ishte prijëse e të gjitha aksioneve, ndërsa Agim Ramadani është dhe do të mbetet njëra ndër figurat e UÇK-së si figurë emblematike dhe është turp nga forcat politike t’i ndajnë heronjtë, apo me emrin e tyre të përfitojmë, në këtë betejë ishte edhe heroi i paepur, e i vendosur, Xhemail Fetahu, Nasim Haradinaj dhe shumë të tjerë. Këtë e bëjnë vetëm njerëzit e regjur të kohës së e ish-Jugosllavisë, ata që në emër të bashkim-vëllazërimit dhe “idolit” të tyre që kishin satrapin e Ballkanit, Titon, veprojnë kështu.

 

Mustafë Krasniqi:  Z.Ramadan Pllana  kur jemi të kjo pyetje, si për çudi shohim se si krahas dëshmorëve të kombit dekorohen edhe njerëzit ish-partiak që pas lufte dhe janë ekzekutuar që deri më sot ende drejtësia nuk ka dhënë ndonjë përgjigje rreth këtyre vrasjeve enigmatike, çka mendoni ju?

Ramadan Pllana: Po, siç u thash pak më parë qëllimi i tyre është që përmes një emri apo një grusht emrash ta identifikojnë vetën si luftëtar të denjë të kombit, mbase edhe po shihet edhe ajo më e turpshmja në votimi, nëse e voton këtë…, duhet ta votojmë edhe atë …, e në emër të votimit vlerësohen njëjtë si dëshmori dhe ai që është ekzekutuar pas lufte, që ende qëndron enigmë vrasjet e tyre. Unë nuk ngrehi as një dyshim, por duhet të vlerësohet, sepse nuk mund të jetë i njëjtë si ai që ka rënë në fushë të betejës dhe, si ai që ka rënë në prit shumë vite pas luftës.

E për këtë fenomen e shoh si të rrugës që edhe mediet ta luajnë një rol të rëndësishëm dhe ju si hulumtues dhe analist t’i  vërtetoni  me saktësi këto procese të dëmshme, para opinionit, lexuesve tuaj.

 

Mustafë Krasniqi: Po, si mendoni zotëri Ramadan?

Ramadan Pllana Shumë lehtë, vetëm mblidhni gazetat, artikujt e ndryshëm nëpër gazeta, apo edhe intervistat e mendime të dhëna nëpër Radio dhe TVP. Këto janë dokumentet më të sakta dhe të bindshme për lexuesin. Atëherë lexuesi dhe populli i mashtruar, pa fajin e tij, do ta gjykoi drejtë, sepse popullit dhe lexuesit i kemi ofruar pasaktësi, gënjeshtra, pretendime dhe shumë pak atë realisten, që në të shpeshtën e rasteve realja sikur përballet pranë gënjeshtrës dhe hera-hera për një kohë mundet nga jorealja.

 

Mustafë Krasniqi: Z.Ramadan Pllana  kur jemi te kjo pyetje, çka mendoni për Adem Demaçin, ku kohëve të fundit si shumë e kanë sulmuar, sidomos LDK-ja dhe vajza e heroit të kombit Jusufë Gërvalla?

Ramadan Pllana Të them të drejtën kjo edhe është pritur, nuk është çudi pse reagojnë kështu LDK-ja, ndërsa Vajza e Jusufit kaherë ka marrë një rrugë të gabuar, se po të ishte gjallë Jusufi, nuk e kishte lejuar të gabonte aq rëndë, kur dihet se mësuesi ynë dhe i Jusufit dhe i tërë popullit ka qen baca Adem, e kjo është një figurë e paprekshme, ku më të drejtë e keni konstatuar edhe ju përmes një shkrim që keni bërë për bacën Adem, Adem Demaçin. Baca Adem ka qenë, është dhe do të mbetet simboli e frymëzuesi i gjithë veprimtarëve të angazhuar për çlirim e bashkim kombëtar.

 

Mustafë Krasniqi:  Z.Ramadan Pllana  si i vlerësoni Konferencat e Rambujes, Parisit, Vjenës dhe, që dallim kanë këto konferenca nga ato konferencat famëkeqe të viteve 1878-1912-13-20 apo edhe më tutje?

Ramadan Pllana: Është një pyetje e gjatë historike, që donë një koncentrim  dhe përgatitje historike. Ne si popull pa i lexuar fare historinë e dimë me mbamendje rëndësinë e saj, sepse ishte kënga popullore që na frymëzonte, bashkë me veprat e ndritshme të rilindësve, si i Abdyl, Sami e Naim Frashrit, Pasko Vasha, Jani Vreto dhe i shumë të tjerëve, për të mos i përmendi me radhë… Pra, të gjitha këto konferenca ndërkombëtare, duke filluar që nga  konferenca famëkeqe e Shën Sfanit, mbajtur afër Stambollit  me 3 mars 1878, i copëtuan tokat shqiptare pa vullnetin e tyre. Traktati i Shën Stefanit i dhuroi toka të  shumta shteteve fqinjë, si Bullgarisë Serbisëe  Malit të Zi. Pra fuqitë e mëdha Evropiane që në atë kohë kanë qenë Gjermania, Anglia, Franca, Rusia, Austro-Hungaria duke përfshirë edhe Italinë, nuk e miratojnë paqen e Shën Stefanit, në mes të Rusisë e Turqisë   sepse Rusia dëshironte të depërtonte në detin Adriatik dhe veçmas në Ballkan. Kongresi i Berlinit, i mbajtur nga 13 qershori i atij viti,  na ka dëmtuar gjithashtu edhe pse i bëhet një përmirësim ndarjes së Ballkanit sipas traktati të Shën Stefanit. Pra  dëmtohemi si popull dhe  bëhet copëtimi i ri, ku Serbia merr pjesët veri-lindore që është rrethi i Nishit, Pirotit, Vranjës, Toplicës etj; pastaj fuqitë e mëdha i japin pjesë tjera Malit të Zi, si  Ulqin, Plavën, Krajën deri edhe Rugovën, por Rugovën nuk kanë mundu ta pushtojnë sepse kundërvënia e forcave shqiptare në kohën e Lidhjes së Prizrenit ka qenë e fuqishme. Por, mjerisht fuqitë e mëdha ia dorëzojnë Malit të zi këto troje, e siç është edhe kënga “Shtat Krajli e pushuan Ulqinin”. Është në interes të përmendet edhe një fakt edhe pse fuqitë e mëdha ia dorëzojnë Malit të Zi këto troje, bëjnë marrëveshje  që pas njëqind vitesh prapë t’i rikthehen Shqipërisë troje e pushtuara. Po në të vërtetë kjo marrëveshje sot e kësaj dite nuk përmendet më, as nga historianët dhe as nga qeveritë tona.

Vijon…

 

Intervistoi: Mustafë Krasniqi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu