Irani kryen stërvitje ushtarake detare

0
766

Irani ka filluar stërvitje detare në ujërat jugorë të vendit, bën të ditur agjencia kineze e lajmeve “CCTV”. Zona e stërvitjes përfshin edhe ngushticë e Hormuzit, i cili është një kanal i rëndësishëm për lëvizjet tregtare të gazit dhe të naftës.

Stërvitja e koduar me emrin “Anija Mbrojtëse 91” u zhvillua të mërkurën në një sipërfaqe prej rreth 1 milion kilometra katrorë. Qëllimi i saj është të tregojë aftësitë ushtarake të Iranit për të mbrojtur kufijtë. Irani është i vendosur të testojë sisteme mbrojtëse kundër raketave, anijeve luftarake dhe nëndetëseve. 40% e eksporteve botërore të naftës nga deti kalojë nëpër ngushticën e Hormuzit.

Një zyrtar lartë iranian i punëve të jashtme, Esmail Kosari, thotë se stërvitja ka për qëllim rritjen e gatishmërisë luftarake. Ai gjithashtu paralajmëroi për pasoja të rënda nëse vendet perëndimore ndërmarrin sulme. “Stërvitja përfshin simulim sulmesh dhe ushtrime detare, plotësisht në përputhje me veprime të mundshme ushtarake që mund të ndërmarrë armiku. Nëse forca të huaja të kryesuara nga Perëndimi përpiqen të krijojnë destabilitet në ngushticën e Hormuzit, ata duhet të kuptojnë se Irani do t’u përgjigjet. Dhe atëhere nuk do të transportohet më naftë nëpër ngushticën e Hormuzit, as nga çisternat e as nga anijet tregtare”, deklaroi Kosari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu