Irani pret misionin vëzhgues për armët bërthamore

0
796

Një ekip ekspertësh të nivelit të lartë nga Agjencia Ndërkombëtare Atomike IAEA ka mbërritur në Iran. Gjatë kësaj vizite pritet të sqarohen çështjet e hapura lidhur me programin bërthamor në këtë vend.

Është e paqartë, nëse ekspertët ndërkombëtarë gjatë qëndrimit të tyre deri të martën do të inspektojnë edhe komplekset atomike. Perëndimi akuzon qeverinë në Teheran, së nën mantelin e studimeve bërthamore për qëllime civile punohet për armë bërthamore.

Në debatin për programin bërthamor të Iranit, BE-ja vendosi një embargo nafte kundër Teheranit, që do të hyjë në fuqi gradualisht. Parlamenti iranian si reagim ndaj kësaj pritet të votojë sot për ndalimin e menjëhershëm të furnizimeve me naftë në Evropë.

Situata rrezikon të dale jash kontrollit pasi Teherani kërcënon të mbyllë ngushticën e Hormuzit, ndërsa vendet e industrializuara janë duke marrë në konsideratë bojkotin e naftës iraniane. Ajo që dihet është se të dyja palët do të vuajnë shumë, nëse taktika të tilla do të vihen në përdorim kurse SHB-a ka derguar dhe Luftanije në gjirin persik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu