
Korrespodenti i CNN-it, Jake Tapper, duke cituar një zyrtar nga Pentagoni, ka shkruar në Twitter se Irani zgjodhi qëllimisht ato baza në Irak për t’i sulmuar.
Ai shkruan se “Irani qëllimisht zgjodhi targetet që nuk do të rezultonin në humbje të jetëve, veçanërisht të jetëve amerikane”.
“Targete të qëllimshme, dëm minimal, efekt/paralajmërim maksimal”, ka cituar zyrtarin e Pentagonit, korrespodenti Tapper.
