Isa Mustafa: Ekipi i Merkelit nesër në Kosovë

0
198
Isa Mustafa: Ekipi i Merkelit nesër në Kosovë

Zvarritja e koalicionit, ekipi i Merkelit nesër në Kosovë

Kanë kaluar tri javë prej certifikimit të rezultatit zgjedhor, por LVV dhe LDK ende nuk kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje, raporton zeri.

Si rrjedhojë e kësaj, një ekip i dërguar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, i kryesuar nga njëri ndër personat më të afërm të saj në kuadër të Bundestagut , Peter Bayer, do të vijë në Kosovë, ku nesër do të takohet me dy liderët e partive negociuese, Albin Kurtin e Isa Mustafën.

WERBUNG

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe lideri i LDK-së Isa Mustafa. “Personalisht nuk e kam takuar ambasadorin Kosnett, por jam takuar me ambasadorët e QUINT-it, i kam njoftuar për procesin e bisedimeve, iu kam kërkuar përkrahjen e tyre që të na ndihmojnë në këtë proces. Nuk ka pasur kërkesa eksplicite të ambasadorëve, por ka pasur shprehje të vullnetit të mirë që kjo punë të kryhet sa më shpejt. Nesër po, do ta takojmë Peter Bayer i cili do të jetë këtu në orët e hershme të ditës”, ka potencuar Mustafa/Zeri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu