Kryeministri Isa Mustafa ka reaguar pas deklaratës së kreut të AAK-së Ramush Haradinaj i cili sonte tha se “nëse arrestohen deputetët, populli duhet ta arrestoj Isa Mustafën”.
Deklarata e kryeministrit Mustafa është kundërpërgjigje e ashpër ndaj Haradinajt, duke ia përmendur atij edhe Liqenin e Radoniqit.
Ja postimi i plotë i Mustafës në Facebook:
Ramushi e paska dhënë një deklaratë të fortë në Interaktiv: “Nëse arrestohen deputetët, populli do ta arrestoj Isa Mustafën” … ndoshta në Liqenin e Radoniqit. Populli thotë se atje ka te burgosur të “popullit”.