Isa Mustafa: Kemi arritur një marrëveshje në dobi të Kosovës, çështja e presidentit më vonë

0
222
Isa Mustafa: Kemi arritur një marrëveshje në dobi të Kosovës, çështja e presidentit më vonë

Çështja e presidentit nuk përfshihet në marrëveshje

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se është arritur një marrëveshje me Vetëvendosjen pas një kohe të gjatë këtë mëngjes.

“Ne kemi arritur marrëveshje dhe vlerësojmë se është e mirë në dhe në dobi të Kosovës dhe në dobi të ndyrshimeve që duhet ndodhin në vendin tonë”.

“Kjo marrëveshje është rezultat i mirëkuptimit dhe një pune të gjatë me Kurtin, por edhe me bashkëpunëtorët e tij. Kemi shqyrtuar Ttë gjitha alternativat dhe kemi ardhur në një zgjidhje që vlerësojmë se është në dobi të Kosovës. Mendojmë që kjo qeveri të jetë në të mirën e të gjithëve”.

Ai tha se për postin e presidentit se do të merren vesh me Kurtin kur të vijë koha.

“Kemi vendosur që presidenti të mos jetë pjesë e marrëveshjes që sot e kemi nënshkruar por të dakordohemi me Kurtin dhe ta zgjidhim në kohën që është e domosdoshme. Në Këshillin e Përgjithshëm vendosim për kryetar të Kuvendit dhe d të jetë ajo apo ai që është votuar më shumë nga qytetarët”.

Ndërkaq, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se Glauk Konjufca do të kalojë në ekzekutiv.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu