Isa Mustafa Kryeministër, Hashim Thaçi zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme- përbërja e Kabinetit PDK-LDK!

0
737

Kabineti Putin - Kardashian

Lidhja Demorkatike e Kosovës do të udhëheq me qeverinë e vendit për herë të parë pasluftës.
Kryetari i saj do të jetë shef i ekzekutivit.

Kryeministri i deritashëm, Hashim Thaci, do të jetë zëvendës i tij. Njëherazi, kryetari i PDK-së do të jetë edhe ministër i Jashtëm.

Partia e tij mund ta jap edhe një zv/kryeministër tjetër. Edita tahiri mund të mbetet në postin që e pati. por, kjo pritet të vendoset nesër, sikur që pritet të merret vesh nëse në kësi posti do të vendoset edhe
Muhamet Mustafa i LDK-së.

Hajredin Kuci mbetet aty ku është, ministër i Drejtësisë.

Enver Hoxhaj do të jetë ministër për dialog me Serbinë.

Bekim Collaku, këshilltar i deritashëm i kryeministrit në largim, HashimThaçi, do të udhëheq dikasterin e integrimeve.

Arsim Bajrami është zgjedhur të jetë njeriu i PDK-së që do të menaxhojë dikasterin që ka emrin e tij, Arsimin.

Shefi i deritashëm i kulturës, Memli Krasniqi, kalon në ministrinë e ambientit dhe planifikimit hapësinor.
Blerand Stavileci mund të mos ndryshojë zyrë, por deri nesër mund të ndodh që dikush tjetër nga PDK të jetë shef i Bujqësisë.

Ministria e fundit që i takon PDK-së, ajo e zhvillimit Ekonomik, pritet se do të vazhdohet të jenë nën menazhimin e BEsim Beqajt, ndonëse edhe një emër tejtër është duke u lakuar për këtë pozitë.

Ish-nënkryetari i Prishtinës, Abdullah Hoti do të kujdeset për financa, si ministër i LDK-së.
Hikmete Bajrami është shefe e re e Tregtisë dhe Industrisë.

Teuta Sahatqija është përmendur si ministre e shëndetësisë, por deri nesër ky emër mund të ndryshojë.

Me punët e brendshme do të udhëheq Haki Demolli.
Në postin e të parit të minsitrisë së kulturës pritet të ulet njëri nga dy kandidatët e LDK-së, Ismet Beqiri ose KUjtim Shala.

Si për këtë ministri, ashtu edhe për atë të Infrastrukturës, LDK nuk ka vendosur ende. Njëri nga kandidatët është Lutfi Zharku.

Nga radhët e pakicave serbe mësohet se Aleksandar Jabllanoviq pritet të jetë minstër i Kthimit.

Lista me këta emra i është dërguar edhe tri ambasadave që kanë qenë pjesë e garancisë për arritjen e marrëveshjes PDK-LDK.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi do të jetë zëvendëskryeministër i Kosovës. Kështu të paktën po raporton Klan Kosova. Ndërkaq, Kadri Veseli do të jetë kryetar i Kuvendit.
Sipas Klan Kosovës Hykemete Bajrami do ta udhëheq MTI-në, Besim Beqaj, MZHE-në, Bekim Çollaku, Integrime Evropiane,Enver Hoxhaj Ministër për dialog.
Ministrinë e Drejtësisë do ta ë udhëheq Hajredin Kuçi ose Haki Demolli. Ndërkaq, Ministrinë e Kulturës do ta udhëheq Arben Gashi ose Kujtim Shala. Pjesë e qeverisë mund të jenë edhe Edita Tahiri dhe Muhamet Mustafa, të dy këta si zëvendëskryeministra…
Gjatë ditës së sotme ishte paralajmëruar marrëveshja ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Marrëveshja është paraparë të nënshkruhet nesër në ora 10:00. Ndërkaq, në ora 12 pritet të mbahet seanca okonstituive ku pritet të zgjedhet kryetari dhe kryesia e Kuvendit.
Gazeta Blic ka mësuar se nesër ndodh që vetëm pak orë pas zgjedhjes së kryesisë së Kuvendit, të mbahet seanca edhe për zgjedhjen e qeverisë.

Kabineti Putin - Kardashian

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu