Me 65 vota për, 7 kundër dhe 5 abstenime Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së, ka autorizuar kryetarin e kësaj partie Isa Mustafën, që të diskutojë për qeverisjen e ardhshme me secilin partner politik që LDK’së ia ofron postin e Kryeministrit.
Pas mbledhjes maratonike të Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, kreu i kësaj partie Isa Mustafa, ka thënë se është mbajtur një mbledhje përmbajtësore ku është diskutuar edhe pozicioni i LDK’së përballë situatës politike dhe asaj çka duhet të bëhet në vazhdim.
“Ne sot e mbajtëm një mbledhje shumë përmbajtësore të KP të LDK’së ku diskutuam pozicionin e LDK’së në qeverisjene ardhshme të vendit në harmoni me Gjykatën Kushtetuese, parimet e deklararua nga Presidentja dhe faktori ndërkombëtar për koalicionin e ardhshëm”, ka thënë Mustafa.
“Ne përfunduam se Këshilli i Përgjithshëm autorizon kryetarin e LDK’së dhe Kryesinë e LDK’së që të kontaktojë me tërë spektrin politik të Kosovës në lidhje me qeverisjen e ardhshme”, ka thënë ai.