Isa Mustafa: Nuk është mur, janë vazo lulesh

0
890

Rregullimi i pjesës veriore të Mitrovicës është kompetencë e qeverisjes lokale dhe kjo aplikohet përmes ligjit të qeverisjes lokale.

Janë vazo lulesh, theksoi shefi i Ekzekutivit, Isa Mustafa në një intervistë për Rubikon të KTV-së.

“Marrëveshja, është arritur që të ketë lëvizje të lirë të qytetarëve dhe është edhe në kuadër të ligjit të qeverisjes lokale qe ata vetë ta rregullojnë atë pjesë”, ka thënë Mustafa.

E sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kryeministri Mustafa tha se do të formohet në bazë të vendimit të gjykatës Kushtetuese.

Ai tha se kjo çështje nuk është ndërlidhur asnjëherë me ndërtimin e murit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu