Isa Mustafa reagon pas përleshjes mes zyrtarëve të LDK-së në Vranjevc!

0
346
Isa Mustafa reagon pas përleshjes mes zyrtarëve të LDK-së në Vranjevc!

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka reaguar lidhur me incidentin në Vranjevc të Prishtinës, aty ku një nga nëndegët e partisë po mbante sot procesin e zgjedhjeve për kryetar, por përfundoi me dy të arrestuar.

Mustafa, ka thënë se do të anulohet çdo proces zgjedhor në ato degë dhe nëndegë ku ndodhin incidente dhe nuk respektohet Statui i LDK-së.

“Për rregullësinë e procesit zgjedhor vendimtare janë dispozitat e Statutit të LDK-së dhe Platforma zgjedhore, e jo konstatimet nga debatet e atyre që s’kanë asgjë të përbashkët me LDK-në”, ka thënë Mustafa.

Ai po ashtu i ka quajtuar budallalleqe, veprimet e personave të përfshirë në konlfikt që po i prishin tubimet e partisë së tij.

Reagimi i plotë:
Te nderuar veprimtarë të LDK-së
Është e natyrës së mediave publike e private që të prodhojnë lajme, edhe me disa sjellje të papranueshme të disa individëve nga nëndegët e LDK-së. Por s’mund ta kuptoj ngarendjen e këtyre individëve që të prodhojnë lajme me budallalleqet e tyre dhe të njerëzve nga partitë e tjera që prishin tubimet e LDK-së!
Të gjithë duhet ta dijnë se çdo proces zgjedhor i cili nuk respekton Statuin e LDK-së, Rregulloren e zgjedhjeve dhe që nuk është transparent ndaj anëtarësisë nuk do të pranohet. Si Kryetar i LDK-së do të kërkoj nga organet përgjegjëse që ato të anulohen.
Për rregullësinë e procesit zgjedhor vendimtare janë dispozitat e Statutit të LDK-së dhe Platforma zgjedhore, e jo konstatimet nga debatet e atyre që s’kanë asgjë të përbashkët me LDK-në. IM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu