Isa Mustafa thyen heshtjen: Unë jam Kryeministri i Kosovës!

0
1224

Isa Mustafa

Isa Mustafa, ka thyer heshtjen disa ditore të tij, duke deklaruar pas asnjë shenjë dyshimi se ai do të jetë Kryeministri i Kosovës.

Mustafa këtë deklaratë të shumëpritur, e ka dhënë gjatë një interviste të shkurtër, derisa po dilte nga një takim me Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, për Kosovë Gjocin e Klan Kosova, transmeton Gazeta Blic.

“ Unë do të jam kryetar i Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Mustafa për Klan Kosova, transmeton Gazeta Blic.

Tutje, Mustafa nuk përmendi emra ministrash, sikur që janë publikuar në media ditëve të fundit. Mustafa shtoi se Grupet punuese janë duke punuar në harmonizimin e programit qeverisës dhe se së shpejti do të dilet edhe me këtë program, por edhe me ndarjen e përgjegjësive

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu