Isa Xhemajlaj: do ta fitojmë Balotazhin në Drenas

0
530

isa-xhemajlaj

Kandidati i “Nismës për Kosovën” për kryetar të Komunës së Drenasit, Isa Xhemajlaj, është i sigurt se në zgjedhjet e balotazhit, që do të mbahen pas dy javëve, do të triumfojë në garën me kandidatin e PDK-së, Ramiz Lladrovcin.

Gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, Xhemajlaj ka thënë se sipas rezultateve zgjedhore të ditës së diel, 55 për qind e qytetarëve të Drenasit janë për ndryshim dhe ndryshimit në këtë komunë thotë se i prin ai.

Xhemajlaj bën të ditur se tashmë do t’i fillojë bisedimet me kandidatët tjerë që kanë marrë pjesë në garën për zgjedhje të jashtëzakonshme në komunën e Drenasit, për ta fituar edhe mbështetjen e tyre për zgjedhjet e 18 dhjetorit 2016.

Procesi zgjedhor ka shkuar mirë, por me disa mangësi, siç e kanë thënë ata që i kanë përcjellë votimet gjatë tërë ditës së diel. Ka pasur ndalje të rrymës, ka pasur një arrestim të disa komisionarëve. Absurdi më i madh është kur merret edhe arrestohet edhe zëvendësi i Degës, ndërsa fushata është përcjellë me premtime të shumta, me joshje pastaj me premtime për vende të punës..”, ka deklaruara Xhemaljal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu