Isa Xhemajli: kandidati i Nismës për kryetar të Drenasit

0
1229

isa-xhemajli

Kryetari i Nisma për Kosovën dega në Drenas, Isa Xhemajlaj ka thënë për Klan Kosova se dënimi i Nexhat Demakut dhe gjithë grupit ‘’Drenica II’’ është i papritshëm dhe i padrejtë.

Sipas tij besonte që Gjykata do të dalte me një vendim të drejtë, duke u shpallur të pafajshëm:

‘’Kam besuar që Gjykata e Apelit do të dalë me një vendim të drejtë, me shpresën që këta djem të shpallen të pafajshëm. Është i padrejtë vendimi i Gjykatës së Apelit pasi që ata u dënuan për akte që nuk i kanë kryer asnjëherë.’’

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit ku ka dënuar të gjithë të akuzuarit e grupit ‘’Drencia II’’, Kryetari i Drenasit Nexhat Demaku dha dorëheqje nga posti i tij si i pari i kësaj komune.

E një gjë e tillë tashmë ka dhënë mundësinë që të tjerët të kandidojnë për të parin e këtij qyteti, derisa vet Kryetari Xhemajlaj tha se do të kandidojë për kryetar të Drenasit.

‘’Theksoj që asnjëherë nuk kam dëshirë të përfitoj nga fatkeqësia e dikujt tjetër. Por në mbledhjen e kryesisë së Nismës në Drenas, është votuar që unë të jem kandidat i zgjedhjeve të ardhshme për Kryetar Komune, për të cilat nuk e di se kur do të mbahen’’ ka thënë ai, për Klan Kosova.

Megjithatë ai nuk deshi të komentoj asgjë në lidhje me raportimet se kundër kandidat i tij për kryetar të Drenasit do të jetë Naim Bazaj.

‘’Unë nuk e komentoj kandidimin për Kryetar të Komunës nga radhët e partive të tjera në Drenas’’ ka përfunduar Xhemajlaj, për Klan Kosova.

isa-dhe-limaj

isa-dhe-kupa

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu