Ish-drejtori i shkollës së Zajazit del spiun

0
642

UDB-a

Komisioni për lustrimin në Maqedoni ka shpallur edhe tre persona si ish-spiunë, mes tyre edhe ish-drejtori i shkollës së Zajazit të Kërçovës.

Sipas komunikatës së Komisionit, bëhet fjalë për ish-drejtorin e shkollës fillore të Zajazit, i cili kishte punuar bashkëpunëtor i shërbimit sekret në të kaluarën me nofkën “Luben”.

Ai gjatë periudhës si studentë kishte ofruar të dhëna në favor të UDB-së së asaj kohe për studentët që ishin pjesë e demonstratave në Kosovës, me kërkesat për barazi të shqiptarëve në federatën ish-jugosllave. Siç transmeton INA,

Komisioni theksoi se ka mbi 30 dokumente që konfirmojnë se ish-drejtori ka punuar me shërbimin sekret, por akoma nuk është zbardhu identiteti i tij.

Si spiunë është shpallur edhe ish konsulli i përgjithshëm i Maqedonisë në Toronto të Kanadasë, i cili nga arsye ideologjike-politike ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete dhe ka dhënë informata për diasporën e Maqedonisë dhe

Organizatat e Maqedonisë në Kanada dhe Amerikë.
Personi i tretë është ish sekretari i SHIK “Strumicë” i cili ka dhënë informata për anëtarët e emigracionit të Maqedonisë në Brazil.

Letrat që ai i ka marrë nga familjarët e tij të afërt ua ka dorëzuar shërbimeve sekrete.
Të tre personat, janë shpallur bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete, janë gjallë dhe në afat prej tre ditëve në ueb faqen e Komisionit do të shpallen dokumentet me të cilat konfirmohet vendimi i tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu