Ish pjesëtarët e UÇK-së të ndarë rreth bashkëpunimit me “branitellat”

0
623

stojanc

Lideri i Dinjitetit Stojançe Angellov menjëherë pas publikimit të bombave të Zaevit, me javë të tëra po proteston para hapësirave të Radio Televizionit të Maqedonisë, në shenjë revolte për mos transmetimin e diçkaje që ka interes të lartë publik, për të cilën gjë, servisi publik është i paguar nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Me këtë nismë, gazetarët që janë të afërt me qeverinë kanë kundërshtuar ashpër Angellovin, madje edhe duke i thënë se “ti je gjenerali që e humbi luftën në vitin 2001”. Si pasojë e kësaj Angellov u ka dërguar porosi gazetarëve konkret duke thënë se së bashku me komandantët e UÇK-së ai do ta luftojë këtë regjim kriminal.

Angellov madje ka thënë se është i gatshëm të zhvillojë një debat publik me përfaqësuesit e UÇK-së me çka u ka bërë ftesë, ku ka marr përgjigje pozitive.

UÇK-ja është përmendur jo vetëm një herë nga Angellov. Ai vazhdimisht vazhdon ta krahasojë Gruevskin dhe pushtetin e tij si diçka më të keqe se UÇk-ja, se ish komandantët e UCK-së janë më të guximshëm, më të ndershëm se Gruevski dhe regjimi i tij.

Të pyetur nga Gazeta “Lajm” se si i vlerësojnë këta krahasime të Angellovit kryetari i organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së Besim Hoda dhe ish deputeti Ruzhdi Matoshi kanë dhënë mendime të kundërta.

Besim Hoda thotë se ai këto deklarata nuk i merr serioze sepse të njëjtat i dëgjojmë nga Angellovi për të cilin thotë se i përkon një garniture e cila ka shfryer dhunë dhe terror mbi popullatën civile ashtu siç kanë bërë sipas tij komplet të ashtuquajturit “branitella”.

“Këto deklarata nuk i marr serioze dhe i cilësoj si “ad hoc” dhe emocionale. Shpesh jemi mësuar t’i dëgjojmë jo vetëm nga Angellovi, i cili i përkon një garniture e cila ka shfryer dhunë dhe terror mbi popullatën civile ashtu siç bënë komplet të ashtuquajturit “branitella”. Vetë kjo deklarate erdhi si pasojë e një prononcimi paraprak i një gazetari monstruoz siç është Llatasi, Është thjesht deklaratë fare e papërfillshme duke i njohur që të dy, prandaj dhe nuk e kemi parë të rrugës as të reagojmë e as të përzihemi” ka deklaruar Hoda.

Më tej Hoda tha se do të ishte shumë e mjerueshme në qoftë se populli shqiptar dhe pjesëtarët e UCK-së do të gëzoheshin nga epitetet që dalin nga goja e këtyre njerëzve, sepse siç shprehet Hoda, është ballafaquar dy herë jam ballafaquar me Stojançe Angellovin në debate televizive, dhe asnjëherë nuk ka pranuar publikisht ta quajë kauzën e UÇK-së si të drejtë.

“Un këtë e vlerësoj vetëm si formë të marketingut politik, asgjë më shumë, prandaj dhe nuk jemi përgjigjur fare në ketë, nuk është vetëm kjo, por ne jemi mësuar të dëgjojmë shpesh deklarata nga ish politikanët e strukturave të mëhershme politike, qoftë shqiptare apo maqedone, të cilat kur kanë qenë në pushtet dhe kanë mundur të veprojnë, kanë vepruar totalisht kundër asaj që dëgjojmë se thuan” ka deklaruar për “Lajm” kryetari i organizatës së veteranëve të luftës Besm Hoda.

Kurse ish deputeti dhe veterani i luftës Ruzhdi Matoshi vlerëson se elita politike dhe drejtuesit e VMRO-së dhe ish pjesëtarët e UCK-së janë armiqtë më të mëdhenj të vet idealeve të tyre.

Sipas tij ajo që deklarohet është shumë kontradiktore më atë që kanë bërë në praktikë duke e parë angazhimin e tyre në qeveri dhe politikë.

“Udhëheqësia e VMRO-së dhe udhëheqësia e UÇK-së për mua janë njësoj,  po shkatërrojnë shtetin, ndërsa ish politkanët nga rradhët e UçK-së tregojnë më shumë hipokrizi me popullin e tyre se sa të vërtetën. Unë jam për bashkimin e çdo force politke që ka principet politke kompaktibile me vlerat euroatlantike dhe janë të orientura nga interesat e qytetarëve të Maqedonisë” ka përfunduar Matoshi. (INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu