Ish-Shefat e EULEX’it po hetohen se pse i pushuan hetimet kundër Azem Sylës

0
901

Shefat e EULEX-it

Ish-Prokurori Maurizio Salustro dhe ish-drejtuesit politik i EULEX’it, Xavier Bout de Marnhac janë nën hetime. Ata po hetohen pse u mbyllën hetimet kundër Azem Sylës. Hetimet lidhen me deklaratat e Nazim Bllacës që inkriminon SHIK’un në vrasjet e pasluftës

Pesë vite më parë një arsimtarë gjeografie doli në shesh në Prishtinë dhe denoncoi vetën si pjesë e një grupi të madh kriminal që, sipas tij, kishin vrarë në emër të Shërbimit Informativ të Kosovë s(SHIK) një shërbimi lidhur me PDK’në në pushtet. Deklaratat e tij janë bazë e tri proceseve gjyqësore të kryera dhe një të katërti të filluar tash, dhe me to u shpallën fajtorë së paku gjashtë persona me afro 100 vjet burg.

Nazim Bllaca, i vetëshpallur agjent i SHIK’ut që ishte drejtuar deri në qershor 2008 nga Kadri Veseli, tash zëvendëskryetar i PDK’së së Hashim Thaçit e drejtoi gishtin kah Azem Syla, njëri nga ish-shefat e përgjithshëm të Shtabit të Ushtrish Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Një kolegj i gjyqtarëve të EULEX’it me kosovarë vendosi njëjtë në procesin e njohur si “Bllaca II”, në vendimin e dënimit për grupin e Nazim Bllacës. Vendimi thoshte që lider i këtij grupi kriminal kishte qenë vetë Azem Syla.

“Pas monitorimit paraprak të Ibush Kllokoqit, Nazim Bllaca së bashku me Fahredin Gashin, Sadik Abazin dhe Shpresim Ukën, në mbrëmjen e datës 6 gusht 1999, në Prishtinë afër hotelit Victory, morën një armë të vogël zjarri, të tipit Skorpion, nga një makinë ku, në mes të tjerëve, ishte i ulur edhe Azem Syla”, thoshte vendimi në fjale dhe konstatonte edhe që: “Gjykata gjeti përtej dyshimit të arsyeshëm se urdhri për të vrarë Adem Salihajn erdhi nga Azem Syla”.

Por, siç ka raportuar edhe kohë më parë Express, për çudi Prokuroria e EULEX’it kurrë nuk kishte nisur një hetim të veçantë për Azem Sylën pas këtij vendimi inkriminues për të. Për më shumë, Prokuroria kishte vendosur që ti pushonte krejt hetimet ndaj Sylës.

Ky veprim i kryer nga Prokuroria e EULEX’it ka quar në hetime paraprake ish-Prokurorin përgjegjës për hetimin e krimeve të luftës në kuadër të EULEX’it, Maurizio Salustro dhe shefin e atëhershëm politik të EULEX’it, Xavier Bout de Marnhac, që ishte edhe ish-Komandant i KFOR’it në Kosovë

“Maurizio Salustro dhe Xavier Bout de Marnhac janë duke u hetuar në lidhje me pushimin e hetimeve ndaj Azem Sylës”, ka thënë një burim brenda EULEX.

EULEX nuk i ka mohuar hetimet. Zëdhënësja e këtij misioni, Dragana Nikolic Solomon nuk u është përgjigjur pyetjeve të Express, por ka dërguar si përgjigje një ligjëratë se “çka quajmë hetim penal”.

Hetimet ndaj Azem Syls kishin pushuar në fund të tetorit të viti 2012, ndërsa në dhjetor të atij viti u shpall dënimi për “Bllaca II” ku me 45 vjet burg u dënuan anëtarët e grupit kriminal, që sipas gjykatës drejtohet nga Azem Syla e përbëhej nga : Sadik Abazi, Shpresim Uka, Nazim Bllaca, Bekim Syla, Shaban Syla e Driton Hajdari. Ata u dënuan për vrasje e atentate politike të pasluftës në Kosovë.

Në “Bllaca I” ishte dënuar vetëm multimilioneri i bizneseve të skrapit Shpresim Uka, dhe ai mori 18 vite burg dënim si fajtor për krime lufte- vrasja e një kosovari me kombësi shqiptare, derisa në “Bllaca II’ gjykimi I Ukës u nda nga të tjerët për shkak të paraqitjes së problemeve serioze mendore te ai.

Në “Blalca III” është dënuar Nazim Bllaca për vrasjen Ibush Kllokoqit, dhe tash ky I dënuar po e vuan dënimin në Burgun e Dubravës, ani pse ka aplikuar për lirim me kusht, ka konfirmuar për Express një familjar i tij.

Me një vendim ka nisur edhe një proces hetimor i njohur tashmë në publik si “Bllaca IV”, ku tash i dyshuari kryesor në rast është deputeti i PDK’së, Azem Syla. Me Sylën po ndiqen penalisht edhe nëntë të dyshuar të tjerëve dhe ata së bashku ndiqen penalisht për krim të organizuar.

Është raportuar që prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës Johnatan Ratel, kishte penguar hetimin e këtij rasti të ri duke mos lejuar dy prokurore që të marrin në pyetje Nazmi Bllacën, si dëshmitar kryesor edhe i këtij rasti.

As Azem Syla dhe as avokatët e tij deri tash nuk kanë komentuar publikisht për këtë hetim, derisa EULEX’i nuk e ka mohuar atë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu