Ish themelues i Vetëvendosjes zbulon detaje të rëndësishme nga oferta e VV-së për LDK-në

0
435
Ish themelues i Vetëvendosjes zbulon detaje të rëndësishme nga oferta e VV-së për LDK-në

Analisti Shkëlzen Gashi dhe njeri qe ishte dhe pjese e themeluesve te LVV, thotë se për ta arritur koalicionin parazgjedhor LVV – LDK e për ta hedhur në opozitë tërë koalicionin PAN, partia e Kurtit i kishte bërë një ofertë gjeneroze LDK-së së Isa Mustafës.

Ai tregon se pjesë e kësaj oferte ishte, ‘Presidentin e Kosovës, Kryetarin e Kuvendit, Zëvendës-Kryeministrin e parë dhe gjysmën e ministrive. Madje, LVV pat qenë edhe më gjeneroze se kaq, duke i ofruar LDK-së koalicion edhe për një mandat tjetër, në të cilin LDK-ja do ta kishte postin e Kryeministrit.

Mes tjerash ai ka theksuar se Presidenti i Kosovës duhet të jetë dikush që përfaqëson unitetin e qytetarëve të Kosovës; dikush me integritet të lartë moral, qytetar e intelektua. Tregoni dikush LDK-së që i ka humbë zgjedhjet ????

Po të bëhej ky koalicion, me siguri do t’i fitonte 70 ulëse dhe bashkë me minoritetet do ta zgjedhte Presidentin e Kosovës pa asnjë problem.

Siç e dimë, LDK-ja e refuzoi ofertën e sipërpërmendur, e bindur se nëse shkon e vetme në zgjedhje fiton edhe më shumë.

Por, LDK-ja i humbi zgjedhjet, e tash po kërkon që ofertën e para zgjedhjeve ta ketë edhe pas zgjedhjeve. Epo, JO, sepse pas zgjedhjeve fitues ka dalë LVV e jo LDK.

Është një parim që quhet ‘rebus sic stantibus’, i cili thotë se marrëveshja (në këtë rast oferta) vlenë deri sa nuk ndryshojnë rrënjësisht rrethanat, e rrethanat kanë ndryshuar rrënjësisht – tregoni dikush LDK-së që i ka humbë zgjedhjet. P.S.
Presidenti i Kosovës duhet të jetë: dikush që përfaqëson unitetin e qytetarëve të Kosovës; dikush me integritet të lartë moral, qytetar e intelektual; dikush që nuk ka lidhje me asnjërën prej partive politike; dikush që zgjedhet me konsensus të të gjitha partive politike në Kosovë…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu