ISIS po përgatit “bombën” akrep për sulme në Irak

0
686

Bomba Skorpion

Kjo bombë nuk do të shkaktonte viktima në masë, por do të ketë ndikim masiv psikologjik.

Organizata terroriste Shteti Islamik po përgatitet të nis sulme me “bombën” akrep. Ata pretendojnë të sulmojnë zona të caktuara me insektin helmues.

Militantët islamikë do të përdorin bomba që përmbajnë akrepë brenda, si armën më të re të tyre për sulmet e ardhshme terroriste të planifikuara për sulme në Irak, raportojnë mediat britanike.

Me këtë bombë pretendohet të shuhen fshatra e qytete, thotë një ekspert ushtarak britanik, që është kthyer së fundi nga Iraku, transmeton lajmi.net.

Hamish de Bretton-Gordon, ish-kreu i armëve kimike dhe biologjike për ushtrinë e NATO-s, tha: “Kjo është çmenduri. IS kanë pajisje të improvizuara për t’i nisur këto sulme. Ata promovojnë faktin se janë duke e bërë atë dhe ajo krijon panik”.

“Akrepat janë të fuqishëm – edhe nëse hidhen nga disa milje, kur kutia të thyhet, ata dalin jashtë fillojnë zvarritjen nëpër zonë”.

“Disa akrepa janë shumë helmues, por gjëja kryesore është krijimi i frikës”.

Ai tha se kjo bombë nuk do të shkaktonte viktima në masë, por do të ketë ndikim masiv psikologjik.

Bretton-Gordon u kthye në Britani nga Bagdadi javën e kaluar, ku ai kishte këshilluar forcat e sigurisë.

Zyrtarë të lartë irakianë kanë raportuar se janë duke u përdorur insektet dhe kafshët për të synuar zonat civile në veri të vendit.

“Arma akrep”, mbushur në arka ishte përdorur nga irakianët mijëra vjet më parë, në vitin 198 pas Krishtit.

Ata me këtë metodë ishin mbrojtur kundër pushtimit romak.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu