“Islami francez”, një shpikje e presidentit Makron

0
70
“Islami francez”, një shpikje e presidentit Makron

Presidenti francez Makron në 2 Tetor 2020 mbajti një fjalim, ku siç njofton gazeta pretigjioze amerikane “Njujork Tajms” e 2 Tetorit, shpalli planet për të zhvillur një “Islam të Francës”.

Presidenti Makron brenda dy muajsh do të paraqesë dhe një ligj për këtë qëllim, sepse siç shkruan revista e madhe amerikane “Njuzuik”: “Makron do të krijojë “Islamin francez””.

Në fjalën e tij në 2 Tetor presidenti francez nuk bëri të ditur nëse ai përveç “Islamit francez”, ka plane për të zhvilluar edhe katolicizmin francez, protestantizmin francez, ortodoksizmin francez, judaizmin francez, etj.

Klasifikimi i fesë sipas emrave të shteteve qysh në pamjen e parë është idiotizëm, por përtej kësaj zbulon qëllimin e vertetë të atyre udhëheqësve, kur shpallin se do të shtetëzojnë dhe do t’i venë emrin e shtetit vetëm një feje, asaj për të cilën kanë fobi.

Emërtimi i fesë sipas emrave të shtetit është një idiotizëm, të cilin e kanë shumë qejf edhe levantinët në Shqipëri dhe në Kosovë, që pretendojnë broçkullën “Islam shqiptar”.

Nuk flasin dhe nuk pretendojnë kurrë për katolicizëm shqiptar, për ortodoksizëm shqiptar, për protestantizëm shqiptar, për judaizëm shqiptar, etj. Islamofobia u dikton levantinëve shqiptarë klasifikimin me emrin e shtetit vetëm për fenë Islame.

Le të presin sa ta krijojë presidenti Makron modelin e “Islamit francez” dhe ta kopjojnë prej tij, që të bëhen tamam levantinë.

©Shaban Murati

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu