Ismail Syla e “bën tokë” Halil Matoshin!

0
755

Ismail Syla

 

Ismail Syla, njohës i çështjeve politike dhe rrethanave në vend, përmes një postimi në Facebook është marrë me “ndryshimin” nëpër kohë të analistit Halil Matoshi.

Ja postimi i plotë i Sylës në Facebook:

Halil Matoshi nuk thonë kot se është njeri i çuditshëm. Ai merr një vit rrogë mijëra eurosh nga Pacolli, dhe një vit kthehet dhe e ofendon. Një vit e përkrah Albin Kurtin si shpëtimtar të kombit dhe vitin tjetër e quan fashist. Një vit e përqafon Hashim Thaçin, e vitin tjetër s’e lëshon prej goje për të keq. Një vit mallkonte për tradhti Ibrahim Rugovën, vitin tjetër gjen ngrohtësi tek gjiri qeveritar Mustafa – Thaçi, ku sot merr rrogë prej tyre, si anëtar i një bordi. Me herët Veton Surroin e denonconte publikisht per incest familjar, sot merr rrogë e paguhet nga Flaka. Dje akuzonte Ramushin per haraq e reket, e sot thonë e çel mëngjesi me raki me përkrahës të tij. Dje akuzonte Jakupin Krasniqin si Haxhi Lleshi i byrosë politike, sot e quan reformator. Prandaj vështirë të kuptohet se prej çfarë gjendjeje, dehur a esëll, jep propozime publike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu