Ismet Kryeziu: Vetëvendosje paraqet model tjetër. Po shihet si alternativa e vetme

0
638

Ismet Kryziu

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu nuk ka lënë pa komentuar zgjedhjet e sotme në Vetëvendosje. Kryeziu thotë se Lëvizja Vetëvendosje si subjekt politik paraqet një model tjetër nga partitë tjera në vend.

Madje, ai në një shënim në Facebook ka thënë se VV po shihet si alternativa e vetme në vend.

Lexojeni të plotë shënimin e tij në Facebook:

Për zgjedhjet në VV

Një miku i imi e thotë shpeshë, se ne gjeneratat tona kemi përgjegjësi për kurrupsionin, keqeverisjen për krimin ekonomik dhe politik, sepse në një farë forme kemi bërë paqë me të keqen ose s’kemi bërë mjaftueshëm rezistencë ndaj të keqës.

Kritikat, reagimet dhe krahasimet e ashpëra ndaj procesit zgjedhor të VV-së duket se vijnë mu për këro arsye. Madje po shihet jo vetëm që kemi bërë paqë por edhe kemi mendësi rezistence ndaj të ndryshmes, kemi tendenca të vazhdojmë të bashkëjetojmë me të keqen, me këto praktika, vlera, parti e struktura që e kanë zhvatur deri në skelet këtë vend. Prandaj VV-ja ka filluar të shihet e vetmja alternativë në vend, e sidmos nga gjeneratat e reja të cilat po tregojnë potencial e energji rezistente ndaj vazhdimit të bashkëjetimit me të keqen.

Gara një anëtar një votë dhe organizimi i zgjedhjeve të brendshme me vendvotime dhe me një proces zgjedhor të organizuar me votë të drejtëpërdrejt, janë hapat e parë drejtë ndërtimit të praktikave për një demokraci të brendshme në një subjekt politik. Ky proces zgjedhor e bënë VV të vetmin subjekt politik të dallueshëm dhe të pakrahasueshëm për hapat serioz në demokracinë e brendshme.

A janë të mjaftueshem këta hapa sigurisht se nuk janë, por VV-ja po prezenton një model tjetër nga subjektet tjera që kryesisht kanë karakteristika të bizneseve private, grupeve të interesit, mendësisë e praktikave zhvatëse.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu