Ismet Sylejmani rilindi dritën, ndriçoi Mirditën dhe nderoi Shqiptarinë

0
603

 Ismet Sylejmani

7 gushti i vitit 2014. Është dita kur 65 vjet më parë u vra Heroi i Popullit, Bardhok Biba. Në këtë përvjetor jubilar për ta përkujtuar veprën e tij të ndritur e të pavdekshme qysh herët në mëngjes tek kryqëzimi i autostradës që të dërgon për në qytetin e Rrëshenit, që ndodhet tri kilometra larg qytetit, një grup shokësh kishin dalë për t’i pritur vëllezërit shqiptarë të Kosovës, i kryesuar nga Ismet Sylejmani, një njeri me kontribute të shquara atdhetare, Xhevat Zeka, një veprimtar i madh i çështjes kombëtare, Mefail Sylejmani, një ishluftëtar i UÇK-së që do të merrnin pjesë në këtë aktivitet.

Një shtrëngim duarsh e përshëndetje vëllazërore dhe nisje menjëherë për në qytet, në sheshin para Kinoklubit të Pallatit të Kulturës në Rrëshen të rrethit të Mirditës,ku do të prisnin me një gëzim të veçantë këta vëllezër, ku së bashku do të përkujtonim këtë personalitet të madh të Mirditës e të mbarë atdheut tonë.

Për t’i pritur këta vëllezër kishte dalë vetë motra e Heroit të Popullit Bardhok Biba,Martine Doci, si dhe vajza e Heroit, Marie Biba, bashkëshorti i Maries, doktori ZefPrenga, nipi i Heroit, Valmiri, kryetari i Veteranëve të Rrethit, Gjok Deda,profesori i mirënjohur Preng Cub Lleshidrejtori i Pallatit të Kulturës, Gjergj Deda. Për të marrë pjesë në këtë aktivitet kishte ardhur posaçërisht nga Amerika edhe vëllai i doktorit, Zefit, ishushtaraku shembullor Ndue Prenga e shumë e shumë të tjerë. Pritja u bë me një respekt e mirënjohje të thellë. Gëzimi ishte i papërshkrueshëm dhe lexohej lehtë tek të gjithë të pranishmit, krahas këtij gëzimi kishte dhe emocione. Të gjitha këto po ndodhnin se për herë të parë kishim në mesin tonë edhe vëllezërit shqiptarë të Kosovës kreshnike.

Me afrimin e orës 10:00 njerëzit po mbushnin plot e përplot sallën e këtij pallati, ashtu siç bëhet vazhdimisht në ceremonitë që zhvillohen në nderim të figurave të ndritura të Mirditës.

Në këtë takim jubilar mori pjesë dhe prefekti i Qarkut, Lezhë Ndrec Dedaj dhe përfaqësues nga partitë politike të Mirditës. Moderatori në këtë takim ishte vetëdrejtori i Pallatit të Kulturës në Mirditë Gjergj Marku.

Takimin e hapi me një përshëndetje kryetari i Veteranëve të rrethit, Gjok Deda.

Referatin kryesor për Heroin e Popullit Bardhok Biba e mbajti Mark Mesuli.

Tubimi i Bardhok Bibes

Më pas e mora fjalën unë, ku në mes të tjerave deklarova se Tempulli i Flakadanit të ndezur të Bardhok Bibës na ndriçon sytë e mendjen dhe na gjeneron energji në zemra. Aty theksova se e veçanta e këtij takimi është se sot për herë të parë, pas 64 vjetësh, në këtë vit të 65-të jubilar nderojnë me pjesëmarrjen e tyre një grup shokësh që kanë ardhur enkas nga Kosova kreshnike, konkretisht shokët IsmetSylejmaniXhevat Zeka, Mefail Sylejmani. Pasi i prezantova të gjithë shokët një e nga një thashë: “E për të folur ndryshe ftoj Ismet Sylejmanin për ta marrë fjalën”.

Një pamje befasuese e entuziaste mori salla kur doli përpara dhe mori fjalën e përshëndetjes Ismet Sylejmani. Fjala e tij u ndoq me një respekt e dashuri të veçantë, gjë që nuk kishte ndodhur më parë dhe shpeshherë fjala e tij u ndërpre nga duartrokitjet e pjesëmarrësve.

Ai foli saktë e qartë për Bardhok Bibën, ku epokën e tij dhe të Enver Hoxhës e konsideroi si një epokë malesh dhe se do të mbeten një diell për ne. Nga ai fjalim nuk mbeti njeri pa u mrekulluar, e mrekullimi më i madh ishte se fjala e tij nuk ishte thjesht një fjalim, por ishte një studim shumë serioz e shkencor, ku në çdo fjalë të tij gjendeshin patriotizmi dhe atdhetarizmi, të shprehura nga mendja e tij, por të shkruara jo nga dora, por nga zemra, e kur ato shkruhen nga zemra, mbeten historike jo vetëm për ditët që po jetojmë, por edhe më gjatë, edhe për brezat që do të vijnë.

“Heroi i Popullit Bardhok Biba  do të shprehej Ismet Sylejmani  ka qenë figurë e personalitet me përmasa të tilla të mëdha kombëtare, që ka mobilizuar bijtë dhe bijat e popullit shqiptar në Kosovë, për ta rritur e zgjeruar luftën kundër Serbisë pushtuese dhe çlirimin nga zgjedha e saj”.

Të pranishmit u mrekulluan edhe për faktin e madh e kuptimplotë që pati fjala e tij e zjarrtë duke i bërë një mbrojtje shkencore e historike të idealeve patriotike e komuniste të Heroit të Popullit Bardhok Biba. Ai u prezantua para të pranishmëve se ishte me të vërtetë një shqiptar i ndershëm e patriot, me mendje të kthjelltë e penë të fortë për ta treguar rrugën që duhet të ndjekim drejt së ardhmes së ndritur. “Nuk ka pasur pjesëtar të popullit tonë në Kosovë e vise që e ka dashur me zemër e shpirt Shqipërinë dhe të mos ketë pasur admirim e respekt të pafund për Heroin e Popullit, Bardhok Biba  do të shprehej Ismet Sylejmani”.

Me këtë shkrim doja të thosha e të tregoja se në Mirditë po përkujtohej 65vjetori i rënies heroike të Heroit të Popullit Bardhok Biba, i cili ishte një flakadan dhe njëortek i fuqishëm jo vetëm për Mirditën, por edhe më gje, por që pjesë e këtij Orteku e Flakadani u bë edhe vëllai ynë i ardhur nga trojet shqiptare të KosovëskreshnikeIsmet Sylejmani, i cili fliste për herë të parë në Mirditë para mirditorëve të mi, me të cilët nuk njihej, por me atë fjalim ai u bë i dashur e i njohur me të gjithë të pranishmit sikur të njihej me to shumë e shumë vite më parë.

Fjalimi i Ismet Sylejmanit do t’i ngjante një Orteku dhe do të bëhej një flakadan që do të ndriçonte e do të shkëlqente me një rrezatim të fuqishëm diellor kur ai do tëdeklaronte se: “I përulemi përjetësisht personalitetit të fuqishëm kombëtar të Heroit të Popullit, Bardhok Biba, sepse pas Kryelavdisë së Kombit, Enver Hoxhës, mbrojtësit më të madh të Kosovës e popullit të saj të panënshtruar, ishte mirditori Heroik Bardhok Biba, njeri prej figurave më të mëdha kombëtare që e ka mobilizuar popullin dhe rininë heroike të Kosovës në luftë kundër pushtuesit serbdhe veglave të tyre. Kënga më e kënduar dhe më e përhapur, më e popullarizuar, përpos këngës ku i këndohej Enver Hoxhës, ishte kënga : “…Xhevahir ka rrit Mirdita…”, e këngëtarit të mirënjohur Frrok Haxhia”.

Salla shpërthen në duartrokitje e tek të pranishmit ndjehet një gëzim i jashtëzakonshëm.
Unë nuk pretendoj se shquhem për penë, por me modesti dua të them se shquhem dhe lartësohem kur përballë kam njerëz patriot e atdhetar të cilët me vendosmërinë dhe dashurinë e madhe të tyre për popullin e atdheun, më imponojnë edhe mua që të tregohem i sigurt dhe i vendosur për të kërkuar që të rreshtohem si ushtar e të qëndroj sa më afër Komandantit që në rastin konkret është Ismet Sylejmani duke menduar e shpresuar se do të pranohem në këtë rreshtim organik.

E ku, e si mund të ndodhë ndryshe, përveçse gëzim, entuziazëm e krenari e ligjshme kur nga ai podium do të ushtonte fuqishëm zëri kumbues e i ëmbël i IsmetSylejmanit kur do të deklaronte se : “Nuk ka pasur dasmë shqiptare që nuk është kënduar kënga për Heroin e Atdheut Bardhok Biba. Nuk ka pasur odë burrash që nuk është kënduar e që nuk janë shkrepur armët e liridashësve në nderim të kësaj kënge e të personazhit të saj historik Bardhok Biba. Nuk ka pasur dhomë konviktesh të studentëve në Prishtinë që nuk është kënduar kjo këngë historike. Nuk ka pasur qeli burgu të  burgosurve politike shqiptarë në Kosovë, në burgjet serbe dhe nëpër ato të ish Jugosllavisë, që nuk është kënduar kënga e lavdishme për Heroin e Popullit Bardhok Biba”.

Unë pata nderin e privilegjin që jo vetëm të isha pjesëmarrës në këtë përvjetor por edhe të ngarkohem për ti dhënë fjalëIsmet Sylejmanit për të përshëndetur bashkëqytetarët e mi.

E kur dhe si mund të ndodhë më mrekullisht në jetën time se sa kjo që ndodhi në atë ditë të 7 gushtit 2014, kur nga goja e ëmbël e Ismet Sylejmanit do të dilnin fjalët: “Fotoja historike e Udhëheqësit të Popullit Shqiptar Enver Hoxha, me fidanin në krah të Heroit të Popullit Bardhok Biba, të nderuarën Marie Biba, ishte fotoja më e shenjtë dhe më e shtrenjtë, që është bartur dorë më dorë nga qindra e mijëra atdhetar shqiptar të Kosovës dhe të viseve të saj. Emri Bardhok, pas atij Enver, është ndër më të përhapurit në Kosovë, dhe kjo gjithmonë, se më me dashuri që i ishte kënduar kënga Bardhok Bibës nëpër Kosovë, kurrë nuk do të përsëritet”.

Që të gjithë të pranishmit, pa përjashtim kanë dhënë vlerësimet dhe urimet më të përzemërta për atë fjalim madhështor që mbajti Ismet Sylejmani. Edhe unë si të gjithë ato që dhanë këto vlerësime i bashkohem atyre duke theksuar se aty foli një burrë trim dhe i zgjuar, një njeri që zemra e tij rreh një me atë të atdheut, i një njeriu i cili rron e do të vdes shqiptar.

Fjala e tij ishte një vlerë e madhe sepse në fjalën e tij ishin renditur në mënyrën mëprefekte historia e gjallë e Bardhok Bibës, e popullit të Mirditës dhe e shqiptarit tëmadh e të pavdekshëm Enver Hoxha dhe të kombit shqiptar të cilët ishin të skalitura me mjeshtëri të rrallë e me një pasion e dashuri të veçantë nga IsmetSylejmani
Pikërisht nga që janë mrekulluar të gjithë të pranishmit në atë sallë në Mirditë por që ai mrekullim është përhapur me shpejtësi në veçanti në Kosovë nga gazetaprestigjioze “Epoka e re por dhe në pjesën e trungut mëmë siç e shprehim shumë edhe nga gazeta Zëri i së Vërtetës ku është ndjekur e po ndiqet me një ndjenjë të lartë e dashamirësi të madhe edhe në internet.

Nën kujdesin e Ismet Sylejmanit vetëm në qytetin e Rrëshenit janë shpërndarë 100 gazeta të “Epokës së re”.

Nga fjalimi i Imet Sylejmanit ka çfarë të mësojë çdo shqiptar sado i ditur që të jetë. Fjala e tij ishte njëkohësisht dhe një thirrje e mesazh për çdo shqiptar të ndershëm, kudo që të ndodhet, që di të kuptojë të vërtetën, luftën e punën gjigante të Bardhok Bibës e të Enver Hoxhës për bashkimin e trojeve shqiptare edhe pse tradhtia është ulur këmbëkryq dhe po ushqehet në sofrat tona me mundin, djersën dhe gjakun tonë, prandaj ai fjalim ishte ndërkohë dhe një program i madh pune për çdo njeri tëndershëm dhe na bënte thirrje për vigjilencë.

Mesazhi i tij në atë fjalim ishte se për ta mposhtur tradhtinë duhet të mprehëtshpata e Bardhok Bibës dhe e Enver Hoxhës.

Unë do të dëshiroja me këtë rast që fjalimi i tij jo vetëm të dëgjohet e të lexohet,por edhe të nxirren detyra nga ai fjalim. Personalisht unë, por edhe shumë shokë të tjerë e kemi filluar zbatimin e kësaj detyre dhe po punojmë që të bëhet pronë e shumë e shumë njerëzve kudo që të ndodhem. Vetëm kështu japim kontributin tonë modest dhe vlerësojmë në nivelin e shkallën e duhur për shpërndarjen e mesazheve të atij fjalimi.

Unë dhe një herë dhe njëqind herë dhe me mijëra herë si një shok e si një qytetar i ndershëm siguroj në vlerësimin e merituar të këtij programi të madh që buron nga mendja e ndritur e Ismet Sylejmanit.

Nëpërmjet këtij shkrimi dua të them se Ismet Sylejmani në atë përshëndetje të zjarrtë i ndezi prush zemrat e mirditasve, rilindi dritën, ndriçoi Mirditën dhe nderojshqiptarinë me atë fjalë të ngrohtë vëllazërore kur tregoi se Bardhok Biba dhe Enver Hoxha janë gjallë në të gjitha trojet shqiptare.

Ajo dite në Rrëshen ka mbetur si një nga ditët më mbresëlënëse e cila do të mbetet e gdhendur në zemrat e njerëzve si hieroglifët e zbuluara në Piramidat e Faraonëve të Egjiptit sepse ishte një fjalim i zjarrtë që ndezi zemrat e mirditorëve dhe u ngrit si një monument në zemrat e të gjithë të pranishmëve duke u prezantuar me ato fjalë të ëmbla se edhe pse Bardhok Biba ka 65vjetorin e rëniesAi përsëri është gjallë e do të jetë gjallë për aq kohë sa do të ekzistojë Shqipëria. Këtë pavdekësilegjendare e ka siguruar vetë me veprën e tij të pavdekshme sepse është një simbol i rezistencës e vetëmohimit.

Fjala e tij tregoi forcën dhe guximin e tij, ku çdo fjalë e nxjerrë nga goja e tij ishte një Monument, kishte në brendësi të saj shumë ide, ishte shumë argumentuese dhe me gjykime të arsyeshme e shumë të vlefshme. Fjala e tij preku dhe ndriçoj të gjitha zemrat e të pranishmëve sepse fjala e tij kishte vlera të shumta teorike dhe praktike.

Prakticiteti i fjalës së tij në teori e praktikë vërtetoj se ato ishin një e të pandara nga njëratjetra, të lidhura ngushtë me njëratjetrën dhe në funksion të njëratjetrës. Ai fjalim ngriti peshë ndërgjegjen e njerëzve dhe bëri të mundur aftësimin e tyre përt’i bërë ato të mundura dhe në zbatim praktik E thënë shqip e troç është merita e tij e madhe që realizoj atë lloj fjalimi që është shndërruar në një program të madh pune për të gjithë njerëzit, duke bërë të mundur që të fitojmë një pasuri të madhe të mendimit e të veprimit, kjo është një mençuri e zgjuarsi e autorit, të fjalëve të ëmbla që tha para mirditorëve.

Ato fjalë programatike që dolën atë ditë nga goja e Ismet Sylejmanit jo vetëm që do të mbahen parasysh, por ai fjalim po diskutohet çdo ditë nëpër Mirditë. Të gjithë kuadrot, intelektualët e të pranishmit në atë takim e kanë ndjerë dhe po e përjetojnë thellë e çdo ditë më shumë që patën fatin që të kenë këtë njeri në mesin e tyre, dëgjuan nga afër zërin e tij të ëmbël e të dashur dhe i morën si një mësim porositë dhe mesazhet e tij të çmuara që dha në atë takim, shumëkush ndjeu dhe dorën e tij të ngrohtë që e takuan me aq dashuri e mall atë njeri me emrin IsmetSylejmani
Ai po vlerësohet e po diskutohet nëpër rrugët e kafenetë e Rrëshenit si një njeri thesar me një bagazh të madh teorik, ku mesazhi i tij do të jetë njëkohësisht dhe një mësim i vlefshëm dhe do të shërbejë si një projektor i fuqishëm për të ndriçuar rrugën e errët që na ka sjellë koha. Pra mesazhi i tij është shndërruar në një burim të madh frymëzimi, sepse mesazhi i dhënë prej tij do të mbetet në zemrat e të gjithë atyre që ishin të pranishëm e ai mesazh po shërben e po qarkullon ashtu si edhe gjaku në vena duke na e mbajtur edhe mendjen të shëndoshë.
Fjalimi i Ismet Sylejmanit shpërndau dhe zhduku përfundimisht mjegullnajën e krijuar gjatë këtyre më tepër se dy dekadave të fundit dhe bëri të mundur që Bardhok Biba atë ditë të ishte i gjallë në atë sallë së bashku me ne, ndërkohë me atë pastrim të qiellit mjegullnajë që u bë krejt i kaltër si kristali si dhe të shfaqej në atë horizont e të vihej në ballë dhe Komandanti Legjendar Enver Hoxha ipavdekshëm. 
Pas përfundimit të këtij aktiviteti që ishte dhe i larmishëm duke u kënduar edhe këngë e duke përshëndetur një mori njerëzish e intelektualësh, në fund u bë dhe një takim shumë i ngrohtë mes vëllezërve të ardhur nga Kosova dhe Prefektit të Qarkut të Lezhës Ndrec Deda. Takimi ishte mjaft i ngrohtë e tepër vëllazëror.

U bë dhe një vizitë e shkurtër në ambientet e Pallati të Kulturës për tu njohur më nga afër me traditat e shquara të Mirditës. Në këto ambiente na shoqëroi Drejtori Gjergj Deda ku mysafirët vëllezër mbetën mjaft të kënaqur.

Në fund për të pranishmit u shtrua një drekë e gjerë në një nga lokalet më të mira të qytetit të Rreshenit, ku edhe aty nuk munguan fjalët e ngrohta të mirëseardhjes si dhe vazhdimi i fjalëve për Heroin e Popullit, ku dhe aty Ismet Sylejmani do tëdeklaronte se: “Bardhok Biba, emri dhe vepra e të cilit është e skalitur në zëmrën e çdo mirditori e shqiptari të ndershëm kudo që të ndodhet do të mbetet i pavdekshëm në shekuj”. Për gjithçka që ndodhi në Mirditë atë ditë dua ta falënderoj nga zemra Ismet Sylejmanin, jo vetëm në emrin tim, por të shumë e shumë bashkëqytetarëve të mi.

Shkruan: Ndue Dodaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu