Isufi: Kush e prish marrëveshjen “do të këtë pasoja”

0
756

Ahmet Isufi

(E plotësuar) Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së tha se takimi me ambasadorin austriak ishte takim i zakonshëm ku u bisedua për krijimin e institucioneve.

Sipas tij, nuk ka asnjë ndryshim, pra qëndrimi i AAK-së është i njëjti pa ndryshime.

Ai tha se marrëveshja është e qëndrueshme dhe se kushdo që e prish, “do të këtë pasoja”. /KP/


 

Edhe ambasadori i Austrisë në AAK

Përveç ambasadorit britanik, Ian Cliff, i cili po qëndron ende në takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, ky i fundit pati një takim edhe me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Johann Brieger.

Ai posa ka dal nga zyrat e AAK-së, ku u përcoll nga Haradinaj. Megjithatë, asnjëri nuk deshi të flas para mediave. /KP/

 


 

Ambasadori Ian Cliff në AAK

Ian Cliff në këto momente po zhvillon një takim me Ramush Haradinajn në selinë e AAK-së.

Ambasadori i Britanisë së madhe, Ian Cliff, në këto momente po zhvillon një takim në selinë e AAK-së me Ramush Haradinajn.

Zvarritja e krijimit të institucioneve të reja ka vënë në lëvizje komunitetin ndërkombëtar javëve të fundit.

Ambasadorët e shteteve të huaja kanë bërë thirrje që sa më shpejtë të ndodhë konstituimi i Kuvendit që t’i hapet udhë më pas formimit të Qeverisë së re.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu