Itali, përmbytet barka me 200 persona, 48 arrihet të shpëtohen

0
845

Ka nisur kërkimi për 150 emigrantët e humbur në detin Mesdhe, të cilët janë përmbytur me barkë që po udhëtonin drejtë ishullit të Italisë, Lampedusa. Anije dhe helikopterë italianë kanë mundur të shpëtojnë rreth 48 nga 200 persona që ndodheshin në barkë. Barka është gjetur rreth 70 km larg nga Lampedusa, e cila është kthyer në një vend grumbullimi këtë vit për emigrantët nga Tunizia. Pjesa më e madhe e të humburve janë fimijë dhe femra.

Kërkuesit kanë gjetur 20 trupa deri tani bën me dije agjencia e lajmeve AFP.
Roja bregdetare e Italisë i është përgjigjur thirrje nga barka rreth orës 2 të natës. Anije të rojës bregdetare janë përfshirë në kërkimet bashkë me dy avionë dhe një helikopter. Zyrtar italianë kanë bërë të ditur se kërkimet janë vështirësuar nga errësira dhe moti i keq. Autoritetet e portit të Lampedusës janë shprehur se barka me emigrantë mendohet se vinte nga Libia.

Italia dhe Tunizia kanë marrë masa për parandalimin e numrit të madh të emigrantëve që shkojnë në Lampedusa nga Tunizia, e cila është përfshirë nga protestat që prej muajit janar. Italia ka njoftuar se do të pajisë me leje rezidence rreth 20 000 emigrantë që kanë mbërritur tashmë në Itali por të ardhurit e rinj do të riatdhesohen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu