Itali, publikohet videoja e mbytjes së “Costa Concordia”

0
758

(I përditësuar)- Mediat italianë publikuan sot një video që tregon pamje të mbytjes së anijes “Costa Concordia”. Në këtë video dëgjohen anëtarët e ekuipazhit që sigurojnë pasagjerët se nuk kishte asgjë për t`u shqetësuar, edhe pse anija kishte filluar të fuste ujë.

Videoja është regjistruar nga një amator me anë të një celulari, gjatë xhirimit  shfaqet një anëtare e ekuipazhit e cila u kërkon pasagjerëve që të futen në kabinat e tyre ose të dalin një shëtitje sepse gjithçka është nënë kontroll.

Anija goditi disa shkëmbinj në brigjet e Italisë me 4.200 njerëz në bord, ku më pas filloi të mbytej. Deri tani 11 viktima janë gjetur ndërsa 21 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu